Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mitsotakis, mesazh Bashës: Jam i sigurtë që PD do ta udhëheqë vendin drejt prosperitetit ekonomik dhe social

11/12/2020
Mitsotakis, mesazh Bashës: Jam i sigurtë që PD do ta udhëheqë vendin drejt prosperitetit ekonomik dhe social
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në 30 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, një mesazh të veçantë urimi për demokratët dhe kreun e PD, Lulzim Basha ka përcjellë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në mesazhin e tij përshëndetës, zoti Mitsotakis duke vlerësuar rolin historik të PD, shprehet i bindur se kjo parti do të çojë vendin përpara drejt BE.

“Jam i sigurtë, i dashur Lulzim, që PDSH do të udhëheqë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe social duke konsoliduar Shtetin Ligjor, reformën në drejtësi dhe përmirësimin e procesit të integrimit Europian”, – shkruan në urimin e tij kryeministri dhe kreu i partisë Demokracia e Re në Greqi.

Mesazhi i plote i Kryeministrit grek:

I dashur Lulzim,

Unë dëshiroj t’ju përcjell juve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet më të mira për këtë përvjetor të 30-të. Jam besimplotë se nën udhëheqjen tuaj Partia Demokratike do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në skenën politike shqiptare, me qëllim promovimin e vokacionit perëndimor të vendit tuaj.
Ne të gjithë e kujtojmë themelimin e PD-së, pas lëvizjes së studentëve kundër regjimit komunist. Pas fitores zgjedhore të PD-së në vitin 1992, Shqipëria ndërmori rrugën drejt demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor dhe u anëtarësua në Këshillin e Europës. Roli i PDSH-së për ta shndërruar Shqipërinë një shtet demokratik ka qenë I pashmangshëm. Mbi të gjitha ka qenë qeverisja e PDSh-së që udhëhoqi procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO dhe nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Associmit me BE.
Greqia ka qenë një mbështetëse e vendosur e integrimit Euro-atlantik të Shqipërisë. Ky process ka patur një progres të dukshëm, por ka akoma për të bërë. Për shkak të prezencës së emigrantëve Shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit Grek në Shqipëri, lidhjet tona mbeten të forta.
Respektimin e plotë të të drejtave të pakicës kombëtare dhe zbatimin e angazhimeve të duhura, janë kritere, të cilat Shqipëria duhet të përmbushë dukeqenëse janë barometër i marrëdhënieve Euro-Shqiptare. Kam bindjen se PDSH do të vazhdojë punën për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare. Për Greqinë, ky është prioriteti kryesor në axhendën tonë dypalëshe.

Ju uroj shumë suksese në zgjedhjet e ardhme. Si një anëtar i familjes EPP, Demokarcia e Re dhe PDSH ndajnë vlera të përbashkëta për të ardhmen Europiane. Jam i sigurtë, i dashur Lulzim, që PDSH do të udhëheqë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe social duke konsoliduar Shtetin Ligjor, reformën në drejtësi dhe përmirësimin e procesit të integrimit Europian.

Gëzuar përvjetorin ju dhe të gjithë anëtarëve të partisë. Ju uroj më të mirat, për hir të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Sinqerisht juaji,
Kyriakos Mitsotakis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.