Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Bashkia, 2.4 milionë euro godinë për tatimet me paratë e rindertimit të shtëpive”

02/12/2020
“Bashkia, 2.4 milionë euro godinë për tatimet me paratë e rindertimit të shtëpive”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“ Skandal me Fondin e Rindërtimit. Bashkia e Tiranës ndërton 2.4 milionë euro godinë të re për Tatimet me paratë e njerëzve që kanë mbetur pa shtëpi”, deklaroi sot ish anetari i keshillit bashkiak Akil Kraja.

Deklarata e Krajes:

Këmbanat e alarmit po dëgjohen sërish!
“Hajdutët e Fatkeqësisë”, Edi Rama dhe Erjon Veliaj, si hutat që presin viktimën të japë shpirt, po i vijnë vërdallë “Fondeve të Rindërtimit”, dhe bashkë me shpurën e tyrë të matrapazëve, po i zhvasin qytetarëve, miliona euro, që do të shkonin për shtëpitë e tyre.

Arkitektura perfekte e së keqes, po dëshmohet çdo ditë. Rasti konkret, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila gjendet pas shpinës sime.

Në këtë godinë puna nuk është ndërprerë për asnjë moment, pasi kjo është një godinë e sigurt dhe e paraportuar për dëmtime nga tërmeti. Si e tillë, nuk klasifikohet te godinat publike që kanë nevojë për rindërtim.

Por, në shkelje të plotë të ligjit “Hajdutët e Fatkeqësive” kanë miratuar dhënien e fondeve të cilat në vend që të sigurojnë banesat për të dëmtuarit nga tërmeti, shërbejnë si një tjetër provë korrupsioni, për të mbushur “tepsinë” e pafundme të babëzisë.

Sipas vendimit që Erion Veliaj ka marrë, godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të ndërtohet te zona e “5 Maji”, ku janë tenderuar banesa për të pastrehët e tërmetit me vlerë 52 milion euro. Nga 12 godina që do të ndërtohen, kjo e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të zërë një sipërfaqe rreth 5 mijë m2 nga hapësira ku duhet të ishin ndërtuar banesa për të prekurit nga tërmeti.

Vetëm me godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila aktualisht është funksionale, “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të zhvasin nga “Fondi i Rindërtimit 2.4 milion euro.

– 2.4 milion euro që mund të ndihmojnë kaq shumë qytetarë, për “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë vetëm një aferë e pastër korruptive, e cila edhe një herë baltos qëllimet e ndyra të Rilindjes shtinjake.

– Me 2.4 milion euro mund të mëkëmbnin 2400 biznese me çekun 1000 euro, apo mbase edhe të gjitha bizneset familjare të njësive 4 dhe 8, ku shtrihet edhe zona e rindërtimit.

Por ne nuk do e lëmë me kaq, nuk do të ndalemi përpara këtyre hajnave!
Partia Demokratike do të vazhdojë të zbardhë me transparencë të plotë çdo vendim të qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës për rindërtimin. Qytetarët meritojnë të informohen me vërtetësi për abuzimet skandaloze të pushtetit me Fondet e Rindërtimit. Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.