Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e Merkel për integrimin, Basha: Europa nuk mund ta pranojë kapjen e drejtësisë dhe medias

30/11/2020
Basha: Edi Rama dështoi me ndërtimin, ç’do të bëj unë nëse fitoj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne lidhje me deklaraten e Merkel për integrimin, kreu u PD, Lulzim Basha tha se Rama ka dështuar edhe me integrimin europian. Europa nuk mund ta pranojë autokracinë, kapjen e drejtësisë dhe medias dhe shtypjen e opozitës, tha ai ne abcnews me gazetarin Endri Xhafo.

Pjese nga intervista:

Lulzim Basha: Më vjen shumë keq për këtë deklaratë nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Europës shprehen për këtë, natyrisht është hera e dytë në dijeninë time që kancelarja thotë këtë por është hera e parë që bëhet publike. Ça do të thotë kjo? Kjo do të thotë që njësoj si me ekonominë me papunësinë me krizën me tërmetin dhe me COVID-in Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe ne këtë e dimë se jo vetëm nuk po bëhet progres me hapjen e negociatave, por siç po flisnim pak më para po rrezikohen edhe arritje që deri tani i kemi gëzuar. Madje i kemi marrë edhe të mirëqena se thamë janë bërë pjesë e historisë, arritjet e heqjes së vizave, padiskutim që Edi Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës që përpiqe të heshtë apo të kapë median dhe të margjinalizojë opozitën politike të vendit dhe për këtë arsye kanë vënë 15 kushte, disa prej të cilave quhen parakushte për konferencën e parë ndërqeveritare. I pari dhe kryesori ka qenë reforma zgjedhore dhe ju e mbani mend entuziazmin me të cilën e përshëndetëm 5 qershorin. Tani le ta themi midis njëri-tjetrit këtu, 5 qershori nuk ishte ndonjë magji e madhe. Kemi pasur reforma zgjedhore që kanë qenë shumë më të thella konsensuale. Është kështu apo jo?
Endri Xhafo: Mirëpo, ai ju solli në…. Politike mbasi u larguat nga parlamenti,
Lulzim Basha: Pikërisht, kishte këtë efekt. Kishte efektin që premtonte një klimë relativisht normale drejt zgjedhjeve. Kaq ishte efekti maksimal i 5 qershorit. Nxitimi, obsesioni, frika, ankthi nga zgjedhjet e shtynë Edi Ramën t’i vinte shkelmin një marrëveshje të nënshkruar me praninë dhe insistimin e faktorëve kryesorë strategjik të Shqipërisë siç është Bashkimi Europian dhe SHBA-ja. Në këtë moment siç e kam thënë ka qenë plotësisht i vetëdijshëm që po i bënte një dëm Shqipërisë dhe dëmi është ky. Dëmi është që Shqipëria vazhdon e pret, e pret , e pret dhe do të presë deri sat ë largohet Edi Rama që të fillojë të përfitojë dhe ajo siç përfiton Mali i Zi, siç do të përfitojë Maqedonia, siç përfiton Serbia miliona euro për të bërë subvencione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.