Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kombiart” ne letrat e Velise, denoncimi i Ina Zhupes: Pas nje viti asnje kazem nuk eshte hedhur

08/11/2020
“Kombiart” ne letrat e Velise, denoncimi i Ina Zhupes: Pas nje viti asnje kazem nuk eshte hedhur
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Banorët e Kombinatit nuk dinë asgjë për fatin e banesave të tyre. Propaganda e qeverisë dhe bashkisë ndërton kantierë njëditorë për përurime, por më pas nuk punohet”, denoncoi sot zedhensja Ina Zhupa.

“Ndodhemi në zonën e Kombinatit. Ata me 25 korrik e pagëzuan me Kombiart, ndërkohë këtu siç mund ta shikoni nuk kanë nisur shembjet dhe jo më të bëhet fjalë për rindërtimin e shtëpive.

Para një viti, pra në nëntorin e vitit të kaluar, Kombinati ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Rreth 1500 familje dolën të pastreha. Sot disa prej tyre trajtohen me bonusin e qirasë, por të gjithë nuk e dinë se si do të jetë fati i tyre.

Askush nuk ka një kontratë të lidhur me bashkinë e Tiranës apo me institucionet e qeverisë siç është ministria e Rindërtimit.

Askush nuk e di nëse do të jetojë në banesën e tij përsëri, kur të rindërtohet apo do të dërgohen në zona të tjera sipas preferencës së qeverisë apo të bashkisë Tiranë.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë procesi.

Askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tyre dhe familjeve të tyre. A do të jetojnë gjatë me bonusin e qirasë! A do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe si do të shkojë procesi i rindërtimit!

Kjo është bërë me qëllim.

Me qëllimin që propaganda të vazhdojë çdo ditë me kaseta të gatëshme nga Rama dhe shpura e tij e propagandistike, ndërkohë njerëzit nga pasiguria mos të dinë se si të veprojnë. Mos të kenë mundësi as të organizohen dhe as të bëhen pjesë e gjërave të mëdha që pritet të ndodhin në Kombinat.

Kombinati pret përgjigje ashtu si edhe zonat e tjera të Tiranës që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, duan të dinë se si do të shkojë fati i banesave të tyre, banesat që kanë ngritur me mund, banesat që kanë bërë sakrifica për ti patur, shumica pre të cilave janë edhe të padëmtuara dhe me kryqin e verdhë dhe jo me kryqin e kuq për tu shembur.

Ndërkohë siç ua paraqitëm, kjo është lagjia që duhej të ndërtohej, por me sa duket planet janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Sepse siç e keni parë, kantierët e rindërtimit te 5 Maji apo te Sami Frashëri janë kantiere njëditore vetëm kur shkon kryeministri dhe shpura e tij propagandistike. Ditët e tjer atje nuk punohet.

Ashtu siç nuk punohet në Kombinat, nuk punohet në të gjithë Tiranën.

E gjitha është fasadë. Realiteti është që qytetarët nuk dinë asgjë dhe janë lënë të vetëm përballë tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike”, tha Zhupa. /DRONI.al/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.