Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD:Trajtimi i Covid duhet të rimbursohet,qeveria po shkel ligjin

29/10/2020
PD këmbëngul: Pa shtimin e testimeve nuk shkëpusim dot zinxhirin e infektimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka akuzuar qeverinë që po shkel ligjin duke mos rimbursuar ilaçet për personat e prekur me koronavirus që po trajtohen në shtëpi.

Ai thotë se ligji parashikon qartë se çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive i ofrohet shërbim shëndetësor i menjëhershëm dhe falas, në spitalet publike dhe private, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor.

Spahia gjatë denoncimit i bën thirrje SPAK të hetojë këtë shkelje skandaloze nga ana e ministrisë së shëndetësisë që ka pasoja të rënda e direkte për shëndetin, jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë.

Deklarata e plotë

“Propaganda sistematike e Edi Ramës dhe e ministres së tij militante të shëndetësisë, tregon se e kuptojnë fare mirë se cfarë po u bëjnë qytetarëve, pra cdo veprim në dëm të tyre e kanë me ndërgjegje!!! Braktisja e qytetarëve duke mos u ofruar trajtimin shëndetësor falas për Covid-19, përvecse c’njerëzore është shkelje ligjore dhe një shkelje që cënon shëndetin e jetën është vepër penale.

Ligji 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” detyron qeverinë, që çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive, sipas një liste të përcaktuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike dhe Shërbimi Kombëtar i Kujdesit ndaj Sëmundjeve Infektive, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, t’i ofrohet shërbim shëndetësor i menjëhershëm dhe falas, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor. Madje i njëjti ligj detyron që shërbimi për trajtimin e një sëmundje infektive të ofrohet falas si në strukturat publike, ashtu edhe private.

Kjo nuk ndodh nën rregjimin e Edi Ramës. Nga protokolli i trajtimit, që mban firmën e zv. ministres së shëndetësisë / kryetare e komitetit të ekspertëve për trajtimin e të sëmurëve me Covid, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit. Por këtë medikament qeveria e rimburson pjesërisht: vetëm 6 kokrra (tablete) prej 250 mg. Pacientit covid i duhet azitromicinë 500 mg për të paktën nga 6-9 ditë, pra edhe sikur të merren dy kokrra nga 250 mg në ditë, duke rimbursuar vetëm 6 kokrra 250 mg, shteti praktikisht rimburson vetëm 3 ditë terapi me azitromicinë!!!! Krejt e pamjaftueshme dhe tallëse, sidomos kur e njëjta zv. ministre që ka nënshkruar këtë protokoll deklaron se trajtimi anti Covid është falas dhe rimbursohet!

Asnjë nga barnat e tjera të parashikuara në protokollin e miratuar nga ministria e shëndetësisë nuk janë në listën e rimbursimit: as Levofloxacina, as Moxifloxacina, as shurupët e kollës, e madje as edhe tresoli! I vetmi nga barnat e përdorur për Covid, e që rimbursohet është kortizoniku, një preparat që kushton shumë lirë. Nga antikoagulantët në listën e rimbursimit është vetëm aspirina 100 mg dhe Xarelto, por për Xarelto ka kufizim strikt, sepse rimbursohet vetëm për të sëmurët kronikë me Fibrilacion Atrial.

Ja pra sesi qeveria që gjobit qytetarë për mosmbajtjen e maskës, e shkel vetë ligjin në mënyrën më kriminale, duke mos iu dhënë qytetarëve atë që kanë të garantuar me ligj: trajtim falas për sëmundjet infektive si Covid-19, si në spital publik ashtu edhe privat, por edhe trajtimin në shtëpi!

Qytetarët po paguajnë shifra marramendëse për trajtimin në shtëpi, kur me ligj trajtimi duhet të jetë falas dhe është qeveria ajo që po e shkel ligjin! I bëj thirrje SPAK të hetojë shkeljen skandaloze të ligjit 15/2016 nga ana e ministrisë së shëndetësisë, me pasoja të rënda për shëndetin, jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë” deklaron Spahiu.

e.h/DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.