Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbarojnë kapacitetet në dy spitalet Covid

27/10/2020
Shtohet me 3 raste numri i të infektuarve në Elbasan, njëri punonjës banke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën 7 persona, numri më i lartë i viktimave në vend që prej fillimit të epidemisë, dhe janë konfirmuar 284 raste të reja.

Ndërkohë në spitalet Covid 1 dhe 2, situata duket serioze pasi kapacitetet e tyre duket të jenë duke mbaruar, gjë që ka bërë të merren masa për hapjen e Covid 3, tek reparti i kirurgjisë në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë që totali i kapaciteteve spitalore të Covid 1, 2, 3, dhe 4 është te 500 shtretër. Në rast të tejkalimit të kësaj shifre, pjesë e planit për zgjidhjen e situatës do të bëhen edhe spitalet rajonale.

Në 24 orët e fundit numri i shtrimeve në spital i pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor është 285 persona, pesë më shumë se ditën e djeshme, nga këta 15 janë në terapi intensive, ndërsa 9 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1278 testime, 103 të shëruar, 284 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1278 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Testime totale 119,607

Raste pozitive 19,729

Raste të shëruara 10,808

Raste Aktive 8,434

Humbje jete 487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4302

Durrës 809

Fier 551

Shkodër 521

Korçë 506

Lezhë 387

Elbasan 380

Vlorë 338

Berat 238

Kukës 182

Gjirokastër 128

Dibër 92

/DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.