Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha takon përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”: Do t’u japim fund monopoleve në tregun e ilaçeve

11/10/2020
Basha takon përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”: Do t’u japim fund monopoleve në tregun e ilaçeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria e Partisë Demokratike do të rikthejë barnat e sigurta, me cilësi dhe të përballueshme. Kështu është shprehur kryetari i PD, Lulzim  Basha gjatë takimit që zhvilloi me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë.

Gjatë takimit Basha tha që me ardhjen në pushtet PD do ti japë fund barnave me origjinë të panjohur e që shërbimi farmaceutik cilësor do jetë i aksesueshëm nga të gjithë pasi në fokus do jenë interesat e pacientëve.

Basha u shpreh me bindje të plotë që qeveria do të ndihmojë shtresat në nevojë dhe pensionistët që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili do jetë në shërbim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve e jo interesave të distributorëve.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT BASHA NË FB

Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillës të qeverisë aktuale ndaj profesionit të farmacistit.

Gjatë takimit u ngritën problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm, pasi aktualisht tregu farmaceutik nuk ka në qendër pacientin por klientelizmin.

Monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë. Ndamë shqetësimin për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceutik, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributorit. Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsioni i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributorit, çka do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve.

Garantova përfaqësuesit e “Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionistët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributor, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik, në bazë të eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara.

Plane nga takimi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.