Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Italia shtyn gjendjen e emergjences

27/09/2020
STUDIMI/Shkencëtarët në Itali, ja datat kur do të marrë fund infeksioni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Italia pritet të shtyj deri më 31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore për shkak të pandemisë Covid 19.

Vendimi ende nuk është zyrtar por burimet qeveritare kanë përcjellë për mediat lajmin se shumë shpejt kryeministri Giuseppe Conte do të firmos urdhër dekretin e ri, që shtyn nga 15 tetori 2020 në 31 dhjetor 2020 gjendjen e  emergjencës Covid.

Kjo është hera e dytë që qeveria italiane kërkon zgjaten e emergjencës nga koronavirusi.

30 korriku 2020 qe afati i parë i skadimit të saj, i cili u e shty nga qeveria italiane deri më 15 tetor 2020.

Edhe pse gjatë javëve të fundit vlerësimi i Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj Italisë është më se pozitiv, duke e konsideruar si vendi që ja doli të ketë sot realitetin më të mirë ndaj emergjencës Covid, në krahasim me vendet e tjera evropiane, shifrat e fundit të kurbës pandemike preokupojnë autoritetet italiane.

Dy ditë më parë u regjistrua numri më i lartë i personave të infektuar në 24 orë, me 1912 raste pozitive, shifër kjo më e lartë që prej përfundimit të fazës së lockdown.

E në 24 orët e fundit shifrat vazhdojnë të preokupojnë duke regjistruar 1869 të infektuar e 17 viktima.

E me këto të dhëna duket më se e justifikueshme vendimi i qeverisë italianë për zgjatjen e gjendjes së emergjencës duke kujtuar se në korrik të 2020 (kur ndodhi dhe shtyrja e parë e afatit të saj), Italia shënonte mesatarisht rreth 400 raste pozitive në 24 orë.

Preokupon veçanërisht rritja e numrit të personave të infektuar të shtruar në repartet Covid si dhe të atyre në repartet e terapisë intensive.

Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim të numrit të tyre në krahasim me një javë më parë e për të tetën javë radhazi shënohet një rritje progresive të rasteve pozitive.

Virusi Covid 10 qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e numërohen 2397 vatra aktive, 698 prej të cilave janë shtuar në 7 ditët e fundit.

Pa dyshim shtyrja e afatit të emergjencës do të ketë ndikim në ekonominë vendase që po kalon një fazë të vështirë e do të kërkoj amortizatorë ndihmës në shumë sektorë të saj, si dhe një vazhdimësi të respektimit të masave anti-covid, si përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, përdorimi i detyrueshëm i saj nga ora 18.00 deri më 6.00 në vendet me rrezik grumbullimi, distancimi social etj.

Pak orë më parë Komitetit Tekniko shkencor pas një analize specifike informoj se momentalisht në Itali nuk janë kushtet e duhura për hapjen e stadiumeve me publik e në cdo aktivitet tjetër sportiv.

Ndërsa për impaktin që hapja e shkollave mund të ketë në kurbën e pandemisë.

Ky komitet informon se dhe pse janë verifikuar raste infektimit nuk është vërtetuar përcjellja zinxhirë të infektimit në shkolla e do duhen të paktën 2 javë të tjera për të pasur një analizë specifike mbi situatën Covid në shkollat italiane.

Ministri Italian i shëndetësisë Roberto Speranza ka deklaruar se “muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë e duhet impenjimi i të gjithëve për t’ia dalë sa më mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.