Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha kujton kryengritjen e Postribës: Betejën e tyre për Shqipërinë europiane do ta përfundojmë së bashku!

09/09/2020
Koronavirusi, reagon Basha: Nuk është koha për propagandë, të flasin mjekët e ekspertët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme kryengritjen e Postribës.

Në një postim të tijin në Facebook, kryedemokrati shkruan se 8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë.

Duke përmendur sakrificat e malësorëve martirë, Basha nuk ngurron të theksojë se “ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar.

Më tej ai shton se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj.

Po ashtu, ai zotohet se  betejën e atyre që u sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë europiane, “do ta përfundojmë së bashku.”

“Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës”,-shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3494254950625661

/DRONI.al/

Tags: Bashaheronjtekujtimpostriba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.