Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LEDINA MANDIJA/ SPAK te hetoje kontratat e prishura per te cilat na gjobit arbitrazhi

08/09/2020
Mandija: Situata alarmante, vetingu në politikë do pastrojë parlametin nga figura të lidhura me botën e krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

154 milion euro është totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare në 8 muajt e pare të këtij viti. Bëhet fjalë vetëm për dy çështje, për gjyqin që Shqipëria humbi në arbitrazh ndaj biznesmenit Italian Francescho Bechetti dhe gjyqin që u fitua po në arbitrazh nga kompania greke Aktor për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ish-avokatja e shtetit Ledina Mandija thotë për News24 se faturën e lartë do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe kërkon që shuma të tilla të paguhen nga personat të cilët kanë prishur këto kontrata të kripura.

“Është e pafalshme pavijushmëria e qeveritareve që veprojnë në mënyrë të tillë. Kuptohet që para se të hiqet një licencë dhe para se të prishet një kontratë duhet të bëhet një analizë se ku të çon e gjithë kjo. Do të thotë që fatura paguhet nga taksapaguesit por në të vërtetë duhet të paguhet nga personat të cilët janë të përfshirë në ngritjen e kësaj skeme abuzive për heqje licence apo prishje kontrate. Duhet të ketë edhe përgjegjësi civile”, deklaron Mandija.
Ish-avokatja e shtetit kërkon nga qeveria që të ketë më shumë transparencë në lidhje me çështjet e dërguara në arbitrazh.

“Qeveria asnjëherë nuk ka bërë transparencë numrin e çështjeve të arbitrazh ashtu siç nuk ka bërë transparente dhe çështjet e humbura. Mund të ketë dhe çështje të tjera të cilat nuk i dimë. Arbitrazhet janë konfidenciale dhe nuk jepen të dhëna gjatë kohës së gjykimit. Për më tepër që në arbitrazhin e investimeve duhet edhe vullneti i palës tjetër për të bërë të mundur publikimin e këtyre vendimeve. Në arbitrazhin tregtar është më pak mundësi për të ditur dhe për të marr dijeni në lidhje me vendimin”, deklaron ajo.

Me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, avokatja Mandija kërkon një hetim të thellë për mënyrën sesi janë prishur këto kontrata për të cilat faturën do të paguajnë taksapaguesit shqiptar.
“Organet e hetimit duhet të hetojnë mënyrën sesi janë prishur këto kontrata dhe mënyrën sesi janë mbrojtur interesat e shtetit shqiptarë në arbitrazh ndërkombëtar mund të ketë dhe raste që mund të prishen me qëllim në mënyrë që nesër të fitojnë çështje të tilla dhe të marrin miliona”, u shpreh ish-avokatja e Shtetit.
Nga viti 2014 në total fatura e gjobave që i është ngarkuar buxhetit të qeverisë shqiptare për shkak të humbjeve në gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit me çështje të mëdha shkon në 260 milionë euro. Balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.