Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arbitrazhi ndeshkon serish Ramen, 4 4 milione euro per shkak se zgjodhi partner Edmond Begon

05/09/2020
“Nje vjedhje klamoroze me ndermjetesine e Olsi Rames!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Borxhi i qeverise shqiptare vetem ne dy gjyqe ka shkuar mbi 150 milione euro gjobe nga arbitrazhi nderkombetar.

Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit arbitrazhi ka gjetur fajtore qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë.

Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin. Në vendim, arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë “Aktor” për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës.

Kompania greke Aktor, e cila ndërtoi tunelin e Kërrabës dhe fitoi tenderin për rrugën Tiranë-Elbasan, u përball me një “telenovelë” shqiptare. Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI.

Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”.

Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet. Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke refuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakordësuar dhe kishte rënë dakord.

Tanimë, qeveria duhet të pranojë faturën e kripur prej 44 milionë dollarë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare. Kjo kosto, bashkëngjitur asaj të rrugës, e kthen autostradën Tiranë-Elbasan në një “gropë” të madhe për financat e qeverisë shqiptare.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Tanimë, bashkëngjitur edhe me vlerën e dëmshpërblimit, kostoja rritet, ndërsa gjyqi me “Aktor” bëhet gjyqi i dytë, pas Becchetit, që “gjunjëzon” qeverinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.