Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD tregon dështimin me reformën territoriale: Ja sa paguhen 8100 militantë shtesë të punësuar në administratë

11/08/2020
PD tregon dështimin me reformën territoriale: Ja sa paguhen 8100 militantë shtesë të punësuar në administratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka folur sot rreth reformes territoriale, te cilen e ka cilesuar si një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës.

Mateo Spaho nga selia blu shprehet se përveç largimit të shërbimeve nga qytetari, rritjes së taksave dhe ryshfetit për të mbaruar një punë, refoma territoriale është një katastrofë e vërtetë financiare.

Sipas tij vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj.

‘Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. Këto para dalin nga taksat dhe tarifat që bashkitë u imponojnë dyqaneve të vogla, familjeve, lokaleve, punishteve dhe qytetarëve, dalin nga gjobat e padrejta dhe faturat e larta”,-shprehet Spaho.

Po kush janë këta punonjës shtesë në administratën shqiptare?

Teknikët dhe specialistët janë figura profesionale që do të zgjidhnin shumë probleme për menaxhimin më të mirë të punëve të bashkisë, për ndërtimin apo riparimin e ujësjellësve, kanalizimeve, ndriçimit publik, menaxhimit të mbetjeve etj. Kjo nuk ka ndodhur.

Në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë. Është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në facebookun e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.

Në vend që në bashkitë e Shqipërisë të kishim më shumë teknikë që zgjidhin probleme konkrete, kemi militantë partie. Kemi më shumë drejtorë dhë më pak specialistë!

Strategjia e qeverisë për të blerë vota me vende pune që paguhen nga taksat e qytetarëve më të varfër dhe më të vjedhur të Europës ka çuar në një rezultat dështimi spektakolar. 70% e financave vendore shkojnë për paga dhe administratën dhe vetëm 30% në investime në qytete dhe fshatra. Kjo do të thotë më pak shërbime për qytetarët, më pak zhvillim.

/DRONI.al/

Tags: Denoncimimateo spahoPDreforma territoriale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.