Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E reja nga Tirana denoncon ish-partnerin 40-vjeçar: Kam bërë video intime me të, pranova fejesën se…

11/08/2020
E reja nga Tirana denoncon ish-partnerin 40-vjeçar: Kam bërë video intime me të, pranova fejesën se…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 26-vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek ai, përmes një videoje intime. Jo vetëm kaq, por pasi vajza i ka dhënë duart për herë të dytë, ai i shkruan kujtdo që ajo njeh, duke e paraqitur atë si një femër të lehtë, duke i sjellë të resë një situatë ankthi dhe stresi. Sipas një burimi të gazetës “Si” pranë zyrës kundër krimeve kompjuterike, shtetasja E. H . ka rënë viktimë dhe ka marrë një leksion të vështirë me besimin që i dha ish të fejuarit.

Sipas burimeve të gazetës “Si” ajo u paraqit pranë policisë qendrore të Tiranës dhe kishte vetëm një ankesë.

Kërkonte të sekuestrohej një video intime që kishte bërë në mirëbesim me ish të fejuarin, gjatë kohës që ata ishin në lidhje të fshehtë pa e bërë ende publike.

“Ish i fejuari im vazhdon të jetë nën shërbim prove, pasi me këtë video më ka kërcënuar edhe më parë. Për shkak të videos intime unë pranova të fejohesha me të, por kur u binda se çfarë ishte e lashë. Ai nisi shantazhet me videon, hapi Facebook në emrin tim, hapi Instagram. Gjykata e dënoi për përndjekje”, tregon ajo para policisë.

Por këmbënguljen e ish të fejuarit për t’u rikthyer me të, 26-vjeçarja e ka përcjellë me indiferencë. E këshilluar edhe me prindërit vajza ka vendosur t’i bëjë bllok në të gjitha llogaritë e saj.

Ndaj sipas burimit të gazetës “Si”, shtetasi E. Z. , 40 vjeç ka gjetur një tjetër rrugë për t’ia prishur qetësinë.

Ai hapi një llogari në Facebook me emrin e 26-vjeçares, që ishte i rremë. Aty publikoi fotografi të ish-fejuarës. Pasi vajza ka vazhduar të heshtë, ai duke u shtirur si ajo e duke bërë miq kushërinj e miq të saj, shkroi edhe statuse denigruese.

I njëjti burim pohon se është bërë edhe kqyrja e telefonit të denoncueses, ku janë administruar disa mesazhe me përmbajtje shantazhuese ndaj vajzës dhe familjes së saj

Vajza pohon para agjentëve se pasi ish i fejuari u kishte shkruar edhe kushërinjve të saj, njëri prej tyre ka kërkuar adresën e 40 vjeçarit për tu sqaruar ”shqiptarçe”.

“Nuk pranova se nuk dua të bëj konflikte dhe nuk dua të hap problem për të afërmit. Kjo është punë për policinë që duhet të gjejë videon intime dhe të mbyllë llogaritë në FB”, sqaroi 26-vjeçarja

Nga veprimet e para, pohon burimi i policisë, rezulton që 40-vjeçari është larguar nga Shqipëria dhe jeton jashtë vendit, ndonëse kishte detyrimin për t’u paraqitur nën shërbim prove sipas vendimit penal të mëparshëm. Ai u shpall në kërkim policor bëhet me dije për një sërë veprash, ndërkohë që veç policisë sipas fjalëve të inxhinieres, atë e kërkon edhe familja e saj, e cila si veprim të parë ka komunikuar me prindërit e tij./GAZETASI

Tags: ngjajapresiontiranevideo intime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.