Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Avancon Aleanca per Teatrin, publikon 4 synimet e saj, i pari rrezimi i Rames

21/05/2020
Neser proteste te SPAK ne oren 11.00
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) Ka publikuar nje deklarate permes se ciles percakton 4 synime me protestat e saj, dhe i par eshte, rrezimi i qeverise diktatoriale te Rames, sic e quajne ata; anulimin e te gjitha ndryshimeve kushtetuese qe nga viti 1998 dhe ndryshimin e sisteimit zgjedhor. Po ashtu ata kerkojne edhe nje Kushtetute te re.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) rikonfirmon vendosmërinë e saj për të vazhduar luftën e nisur në mars 2018, në mbrojtje të trashëgimisë, lirisë dhe demokracisë. Shembja e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental ishte një goditje e rëndë, por jo fatale. Ne humbëm një betejë, por jo luftën, thuhet ne hyrje te deklarates.

“Me shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të çdo ligji e procedure, duke mos respektuar gjykatat dhe paditë e Presidentet, Edi Rama shpalli zyrtarisht diktaturën në Shqipëri. Qysh prej amendamenteve kushtetuese të vitit 2008, demokracia në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Me amendamentet e vitit 2016, Shqipëria u bë një regjim hibrid, i njohur si i tillë edhe nga organizatat ndërkombëtare. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë, dhe tani po rrezikohet të mbetet edhe pa gjykata apeli. “Reforma në drejtësi”, pavarësisht qëllimeve e motiveve me të cilat nisi, është sot një dështim total! Ajo jo vetëm nuk ka fuqizuar qytetarët, por ka hequr çdo kontroll ndaj abuzimeve të Kryeministrit. Prej dy vjetësh AMT denoncon shkeljet ligjore në lidhje me çështjen e Teatrit dhe nga Prokuroria nuk ka asnjë veprim konkret për hetimin e tyre”, theksohet ne deklarate.

Deklarata vijon me thirrje per organizatat e shoqerise civile, por jonper forcat e opozites. “ AMT u bën thirrje të gjitha grupimeve të shoqërisë civile, të bashkohen për krijimin e një koalicioni qytetar kundër diktaturës. Asnjë kauzë qytetare nuk mund të fitohet më pa rrëzuar diktaturën, pa rikthyer standardet kushtetuese dhe normalitetin e institucioneve. Ftojmë të gjitha grupimet dhe individët, të lenë mënjanë divergjencat e pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit dhe të shtyjnë çdo debat ideologjik për një kohë tjetër, kur të jenë krijuar kushtet për konkurrencë të ndershme idesh”, thekson deklarata.

Ne fund jane kater synimet te cilat avancojne me tej levizjen per Teatrin duke e rreshtuar ate ne vijen e opozites ndaj qeverise por edhe elitave aktuale politike.

”Për sa më lart, ne angazhohemi në veprime konkrete, demokratike, që synojnë:
1. Rrëzimin e Qeverisë diktatoriale të Edi Ramës;
2. Ndryshimin e sistemit zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke rikthyer te qytetarët të drejtën për zgjedhjen e deputetëve të tyre;
3. Shfuqizimin e të gjitha amendamenteve të Kushtetutës të kryera pas vitit 1998;
4. Hartimin e një kushtetute të re, të mbështetur në parimet e demokracisë direkte.

AMT do të bashkëpunojë me çdo grupim qytetar dhe individ për rrëzimin e diktaturës dhe ringritjen e demokracisë në vend.

Poshtë Diktatura!
Rroftë Shqipëria!”, perdundon deklarata e publikuar te enjten pasdite.

Tags: Aleanca deklarata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

24/06/2026
Siguria gjatë sezonit veror, 2 policë shqiptarë po shërbejnë në Firence

Siguria gjatë sezonit veror, 2 policë shqiptarë po shërbejnë në Firence

24/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

24/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.