Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria e Tiranes nis hetimet per Teatrin por jo per Veline

18/05/2020
Meta: Ky eshte krim kushtetues, i paamnistueshem
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuria e Tiranës njoftoi të hënën fillimin e tre hetimeve, atë të kallëzuar nga policia ndaj 7 të arrestuarve, dhunën e denoncuar nga protestuesit dhe procedimin mbi një kallëzim të Aleacës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj inxhinierëve që konkluduan aktin mbi të cilin u bazuar vendimi për prishjen e teatrit, transmeton reporter.al.

Prokuroria me heret kishte thene se nuknka nisur hetimet pasi ende s’kishin mbërritur materiale nga policia, por në njoftim të dytë bëri me dije nisjen e hetimeve.

“Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.06.2020. Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga koordinatorja Lorena Salillari.

Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierë, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola. Sipas aktivistëve, këta persona kanë kryer shembjen e teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të kryera nga kolegët e tyre dy vite më parë, të cilët nuk kishin dhënë atëherë një qëndrim përfundimtar.

Nga ana e saj policia e Tiranës njoftoi të hënën se të dielën u shoqëruan gjithsej 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë. Sipas policisë, janë arrestuar 7 protestues për veprat penale “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”; janë proceduar në gjendje të lirë 21 persona për veprën penale “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe 36 të tjerë janë penalizuar me masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë dhjetra aktivistë kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga oficerë të policisë, që u filmuan duke përdorur shqelma dhe grushta ndaj protestuesve.

Tags: Prokuroria jetime teatri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.