Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MJEKU I NJOHUR/ Ilaçi “Tocilizumab” do te perdoret edhe ne Shqiperi

15/03/2020
MJEKU I NJOHUR/ Ilaçi “Tocilizumab” do te perdoret edhe ne Shqiperi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ada Hazizolli

Ilaçi “Tocilizumab” që deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, është duke u aplikuar prej ditësh në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat, por mbi të gjitha shpresë se ky virus mund të mposhtet.

Ky mendikament, i cili nuk sigurohet nga farmacitë në treg, por vetëm në spital, do të aplikohet shumë shpejt edhe nga Infektivi në QSUT. I kontaktuar nga “Panorama Online” mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero bën me dije se “Tocilizumab” përdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë.

Së pari dua të theksoj se jo të gjithë të sëmurët përfitojnë dhe jo të të gjithë përdoret apo është përdorur “Tocilizumab”. Përdoret vetëm në komplikacionet e rënda dhe në persona të intubuar, pra me respiracion mekanik.

Së dyti ende nuk ka një protokoll të miratuar për përdorimin e këtij medikamenti, i cili përdoret si imunodepresor në sëmundje reumatizmale kronike si dhe në onkologji. Ka disa fakte, që janë optimiste për rezultatin e deritanishëm. Kam folur personalisht në telefon me mjekun që e ka përdorur në Napoli dhe me ka shpjeguar hollësisht mënyrën e përdorimit por pa më dhënë protokollin e përdorimit pasi ende nuk është i aprovuar.

Krahas “Tocilizumab” ka dhe medikamente të tjera antivirale të cilat gjithashtu kanë dhënë rezultate optimiste dhe ne po i përdorim sipas indikacionit nën kujdesin e veçantë të Prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit. Sa i takon “Tocilizumab” në dijeninë time Ministria e Shëndetësisë në dakortësi me Shefen e Shërbimit ka porositur një sasi optimale, por duke qënë se kërkesat në botë janë rritur shumë për këtë medikamet mund të ketë edhe vonesa. Së fundi dua të ritheksoj se deri sot ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër coronavirusit të ri, Covid-19, dhe mjekimi bazë mbetet ai empirik ose simptomatik e mbështetes ku rolin kryesor e luan oksigjenoterapia”, bën me dije prof. Pipero.

Po sipas mjekëve reumatolog, “Tocilizumab” aplikohet për trajtimin e artrit rheumatoid. Por jashtë vendit, reumatologët e përdorin edhe për të ulur shkallën e fibrozës në pacientët me sëmundje reumatizmale me prekje të pulmonit, siç është sclerodermia.

“Ndryshe nga skipi i mjekëve në spitalin e Napolit që e aplikojnë në mënyrë intravenoze, ne për artritin e përdorim subcutan dhe dozat për këto dy indikacione janë të ndryshme”, thonë mjekët reumatolog. I eksperimentuar nga mjekët në spitalin e Napolit, më Itali “Tocilizumab” duket se po jep rezultate pozitive ditë pas dite, duke sjellë përmirësim të parametrave shëndetësor për të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione./Panorama.al

Tags: pellumb piperoTocilizumab

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.