Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Inspektoriati i Punës mbyll disa dhjetra ndërmarrje

15/03/2020
Inspektoriati i Punës mbyll disa dhjetra ndërmarrje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon kontrolle në terren, në subjekte me numër të lartë punonjësish e kryesisht në aktivitete fasonë dhe call center .

Janë kontrolluar gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët  24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Gjithashtu, ISHPSHSH inkurajojmë çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara.

Njoftimi i plotë i Inspektoriatit të Punës:

“Siguria në punë, Inspektoriati i Punës kontrollon 142 subjekte

Në zbatim të masave parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon kontrolle në terren në subjekte me numër të lartë punonjësish, e kryesisht në aktivitete ekonomike fasonë dhe call center .

Trupat inspektuese në terren po verifikojnë respektimin nga punëdhënësit të masave të posacme, sipas përcaktimeve të Organizatës Botërore të Shëndetsisë dhe Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, për këtë situatë.

Janë kontrolluar, verifikuar dhe monitoruar, gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët;

–              91 subjekte fason

–              26 subjekte që ushtrojnë aktivitet call center.

–              25 subjekte të tjera kryesisht, telekomunikacion, furra buke, tregti, minerare, përpunim nafte etj.

Numri i të punësuarve të kontrolluar në këto aktivitete arrin në 9653, të cilët ishin prezent në punë.

Subjekte të rëndësishme të aktivitetit minerar dhe përpunues nafte kanë reduktuar numrin e punonjësve ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të situatës.

Nga kontrolli i 59 subjekteve, të cilët vazhdonin punën, ka rezultuar se :

–              35 subjekte kishin marrë masat për punonjësit duke siguruar;

–              dizinfektimin e ambientit nga institucione apo subjekte të liçensuara,

–              vënien në dispozicion të mjete mbrojtëse për punonjësit (si doreza, maska ),

–              respektonin distancën e sigurisë mes punonjësve etj.

Ndërsa 24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Gjithashtu, ISHPSHSH ka pritur dhe trajtuar çdo ankesë/denoncim /kerkesë për informacion nëpërmjet faqes zyrtare (ëeb http://inspektoriatipunes.gov.al/sq/), të cilat janë adresuar jo vetëm individualisht nga punëmarrës, por edhe nga përfaqësi punëmarrësish, sindikata apo organizata të ndryshme.

Inkurajojmë çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara.

Shëndeti i pari!

FRIKE ASPAK, KUJDES PO!”

https://www.facebook.com/ishpshsh/videos/858215701269255/

https://www.facebook.com/ishpshsh/videos/536342930394863/

 

Tags: inspektoriati i puneskoronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.