Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kryeministri urdhëron nga shtëpia”, Ish-ministri: Për qeverinë emergjenca është KÇK, asnjë rresht për pandeminë

14/03/2020
Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtesise ka reaguar se fundmi me nje shënim në rrjetet sociale, duke analizuar pse masat e marra nga qeveria nuk mbeshteten ne asnje ligj te shkruar te shtetit, duke u ndalur dhe tek sjellja e kryeminsitrit Edi Rama.

Sipas tij, te gjitha strukturat e shtetit nuk po ndjekin dot nje logjike protokollare, pasi kryeministri urdheron nga shtepia jo nga zyra e shtetit.

Per Manjanin, ka probleme te thella ne organizimin dhe menaxhimin e situates.

“Në situata të tilla emergjence, kur ligjet nuk mjaftojnë lëshohen akte normative. Por për qeverinë tonë,zyrtarisht e vetmja emergjencë është KÇK. Për pandeminë nuk ka asnjë rrjesht të shkruar askund. Të paktën jo deri tani”,-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTE
=========
Me përjashtim të urdhërave të Ministres së Shëndetësisë, çdo veprimtari tjetër që ka diktuar jetën dhe sjelljen e publikut nuk mbështeten në asnjë ligj të shkruar të shtetit.

Jo se ndryshon ndonjë gjë nga ky konstatim, por mirë është ta mbajmë mend këtë sjellje ligjërisht të papërgjegjshme të Kryeministrit dhe strukturave që varen nga qeveria.

Këto të fundit nuk ndjekin dot një llogjikë protokollare sjellje sepse nuk ndjekin rregullin e ligjit për porositë e Kryeministrit i cili urdhëron nga shtëpia jo nga zyra e shtetit.

Pa dyshim situata është alarmante dhe në asnjë rast nuk po kumtoj kundërshti ndaj nevojës për masa të jashtëzakonshme.

Jo! Ato duhen marrë pa asnjë dyshim. Por në shoqërinë me shtet janë rregullat ata që përcaktojnë sjelljen, jo fantazia dhe improvizimet e Kryeministrit. Kjo nuk lejohet as në situata të jashtëzakonshme!

Ligjet e sotme nëse do zbatoheshin përcaktojnë protokolle sjellje shumë të rrepta. Por që këto ligje të zbatohen, fillohet me SHPALLJEN e GJENDJES SË EMERGJENCËS PANDEMIKE.

Të gjithë udhëheqësit e botës, populistë ose jo,kështu janë paraqitur para popullit të tyre. Pra duke shpallur gjendjen e emergjencës dhe duke prezantuar planin e masave emergjente.

Asnjëri nuk del nga oborri i shtëpisë private, por nga selia ku kryen detyrën publike. Të gjithë flasin për vendime kolegjiale, të konsultuara e të propozuara nga struktura publike dhe ekspertë.

Askush nuk lejohet të improvizojë, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme. Askujt në botë nuk i shkon në mend të urdhërojë PA LIGJ kompanitë celulare të dhunojnë hapësirën private. As të urdhërojnë gjoba e masa administrative që nuk janë askund të shkruara në ligje.

Në situata të tilla emergjence, kur ligjet nuk mjaftojnë lëshohen akte normative. Por për qeverinë tonë,zyrtarisht e vetmja emergjencë është KÇK. Për pandeminë nuk ka asnjë rrjesht të shkruar askund. Të paktën jo deri tani!!

Çështja nuk është të çelim debat për debat. Në dukje ky argument është formal, dhe pak kush e ka mendjen tek formalizmat para “kërcënimit”.

Por në fakt është substancial sepse publiku do garanci,të cilat i jep vetëm vendimmarrja kolegjiale dhe procesi i rregullt ligjor.

Nuk jep garanci fantazia e një personi të vetëm. Përkundrazi, po të jetë për dëshirën e Tij,kjo gjendje zgjat edhe 1 vit… Kjo është llogjika ligjore e çdo shoqërie me shtet në formën e Republikës Parlamentare.

/DRONI.al/

Tags: Koronavirusimanjanipandemiareagimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.