Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Përse nuk ndryhemi brenda?

12/03/2020
ARTAN FUGA/ Poeti dhe burgu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqetësohen se njerëzit qendrojnë në rrugë, kafene a sëbashku ndërkohë që përballja me virusin duhet t’i mbyllte në shtëpi!!!

Mos u nxitoni o miq që çdo gjë ta shpjegoni me antropologjinë e shqiptarit, me albanologji, a thua se jemi qenie që vijmë nga planete të tjera dhe sikur nuk jemi si e gjithë bota.

Na qendron varur në tru ideja që jemi ndryshe!!!

Hiç o fare! Njeriu është qenie universale sado dallime të ketë si komb, etni, etj.

Ka rrethana kontekstuale që ndryshojnë kollaj. Keni për ta parë, por uroj që të mos t’i shohim.

E para, që apartamenti i shqiptarit në masë nuk është bërë për të kaluar ditën në të. Jemi njerëz që këto vite kemi jetuar jashtë. Imagjinoni edhe miqtë që dikur u hapnim shtëpinë tani i ftojmë në restorant.

Nuk shkel këmbë miku në shtëpi me përjashtime shumë të rralla që e ruajnë zakonin e mirë!

Madje edhe për vaki, vizitat e përmoçme në raste vdekjesh nuk i bëjmë më në shtëpi, por në lokale, atje presim edhe ngushëllime!!!

Jeton njeriu në shtëpi dhe pret vizitat i vdekur në lokal!!!

Ku ka libra, biblioteka, dhoma të qeta ndejtje në apartamentet tona popullore?

Televizori gjithë ditën hapur mbushur me fytyra politikanësh që bërtasin të nxjerr përjashta! Në shtëpi ka hyrë arusha!

Pastaj ftohtë mo! Ta ngrohësh shtëpinë duhet të kesh thesarin e Ali Babës, edhe të dyzet hajdutëve!

Burri me gruan të qendrojnë bashkë gjithë ditën në shtëpi!!! Nuk e kemi tani në pjesë dërmuese rastesh! Gratë me gratë, burrat me burrat! Tani në shtëpi burri me gruan gjithë ditën bashkë???

Jetën sociale e kemi bërë në kafene! Vështirë të kalojmë brenda mureve të shtëpisë!

Pastaj ka edhe një rrethanë të dytë konjukturale. Ende jemi te 15 të infektuar. Ende pa të vdekur. Mos paçim. Por poqese bëhemi larg qoftë nja pese apo pesëmbëdhjetë mijë të infektuar, ta shohim si do të zhduken nga rrugët e do të mbyllen në shtëpi. Si italianët, a të tjerët!

Fillimisht kujtojmë se si skandalet politike, tre ditë zgjat cudia. Mosbesues ne ndaj mediave, ndaj shtetit, ndaj së keqes. Por, kur të ndodhi dukuria tamam, ta shohim si do të boshatisen rrugët!!! Larg qoftë!

Me pas duhet thënë se ne në shtëpia nuk kemi kushte për të punuar në distancë, as profesione që kryhen në distancë. Je marangoz, bojaxhi, shofer taksie, roje, nuk e bën punën dot nga shtëpia. As shërbime nga shtëpia. Bie fjala të bësh një vizitë mjeksore në skype!!!

E numuroj ashtu edhe faktin se biznesi shqiptar është kryesisht familjar dhe nuk është se i punësuari mund të fitojë ndonjë ditë leje të paguar, mund të marri leje të zakonshme, apo t’i paguhen sigurime sociale. Atje në punë, me virus pa virus!

Ja pra, mos shpjegojmë cdo gjë me albanologji, me natyrën e shqiptarit, me antropolgjinë e shqiptarit, me ideologji. Albanologjia është një shkencë e izolimit e mbrujtur nga propaganda nacionaliste dhe kultura e folkut në Gjermani dhe Austrinë e shekullit të 19 -të, e ushqyer nga komunizmi i shekullit të XX dhe e përplasur në kokat tona në shekullin e XXI.

Shkenca nuk është albanologji, as kinezëri, as grekomani, as dreqologji! Shkenca është universale, aplikimi është lokal si në gjeologji, fizikë, astronomi, biologji, botanikë, etj.

Prandaj mos hedhim baltë ndaj vetvetes gjoja me dashurinë tonë për t’u puthur, me moskokëçarjen e shqiptarit, etj; le analizojmë rrethanat dhe kushtet lokale. Gjithçka është konjukturë!

Jo ideologji!

Tags: artan fuga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.