Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave, në një takim që vjen në një moment kur priten ndryshime në kabinet.
Takimi zhvillohet pak ditë pas dorëheqjes së Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse largimi i saj do të pasohet edhe nga ndryshime të tjera në qeveri.
Megjithatë, emri i personit që do të zëvendësojë Salën pritet të shënojë nisjen e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Rama zhvilloi një takim edhe një ditë më parë me ministrat dhe zëvendësministrat, ku morën pjesë edhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe.
Në fokus të diskutimeve ishte strategjia e re e Partisë Socialiste, por edhe nisja e procesit të ndryshimeve në strukturat drejtuese.
Takimi i sotëm pritet të japë më shumë qartësi mbi përbërjen e re të qeverisë dhe ndryshimet që mund të ndërmerren në kabinet.a.b





