Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

23 mijë udhëtarë hynë në Shqipëri 24 orët e fundit, 127 thirrje në urgjencë me shenjat e koronavirusit

08/03/2020
23 mijë udhëtarë hynë në Shqipëri 24 orët e fundit, 127 thirrje në urgjencë me shenjat e koronavirusit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë deklaron se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus ndërkohë që janë testuar vetëm 59 raste të dyshuara në 6 rrethe, të cilat kanë rezultuar negativ.

“Strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dyshuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 59. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri. Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës”, thuhet në raportin e task forces.

Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin e parë e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.

“Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues”

Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë  23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Si dhe rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore”, thuhet në raportin e task forces.

Tags: shqiperi koronavirues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.