Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia ne aksion nderkombetar, 27 te arrestuar ne disa vende

02/03/2020
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia shqiptare njoftoi ne lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 5 shtete; Itali, Belgjikë, Shqipëri, Gjermani dhe Spanjë.

Detajet e policise:

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kitchen” kishte në fokus goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grabitjes me armë, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të tyre.

Gjatë zhvillimit të operacionit në Shqipëri kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Durrës e Shkodër

Policia bën me dije se “në vendin tonë është vënë në pranga shtetasi P. H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa shtetasi J. S. është shpallur në kërkim. Për këta shtetas, më datë 26.02.2020 Gjykata e Brescias/Itali ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e grupit kriminal”.

Policia e Shtetit ka qenë pjesë e operacionit me shtrirje ndërkombëtare dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Skuadra Mobile të Brescias, Aleksandrisë, Comos, Monxas, Briancas, Pavias, Ferraras dhe Veronas në Itali, si edhe me policitë homologe në Belgjikë, Gjermani dhe Spanjë.

Koordinimi është bërë nëpërmjet zyrave të ndërlidhjes homologe si në Itali, Bari dhe Romë, ashtu edhe në Shqipëri, në departamentet përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe me Interpol Tirana e Interpol Roma.

U lëshuan 35 urdhër arreste- Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Trafik kanabisi e kokaine-Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta.

Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias.

Tags: Aksion antidtoge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026
Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

18/08/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Zgjedhjet kaskadë në Kosovë dhe eliminimi i tyre në Shqipëri

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026
Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.