Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“2 muaj pas termetit, Rama vetem korrupsion dhe genjeshtra”

26/01/2020
“2 muaj pas termetit, Rama vetem korrupsion dhe genjeshtra”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Luga bosh e kryeministrit të dështuar”, 2 muaj pas tërmetit, Basha bën bilancin e dështimit, sipas tij. “Rama prodhoi vetëm korrupsion dhe gënjeshtra”, deklaron Basha.

Cfare pa shefi i opozites sit ne zonat e demtuara nga termeti:

Dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa përkujtojmë me dhimbje 51 jetët e humbura, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë.

Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara.

Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara.

Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.

Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë.

Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.

Ende banorët pyesin se cfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje.

Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.

Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International.

Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit.

Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja.

Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës.

Cdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve. Dhimbja dhe vuajtja e tyre nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar.

 

Tags: Termeti basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

01/07/2026
Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

01/07/2026
Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

01/07/2026
Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

Berisha: Rezoluta e PPE mbështet protestën qytetare, Rama po financon luftën ndaj saj

01/07/2026
Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

Rama i jep falas afro 90 ha tokë në Vlorë, aktorit turk të telenovaleva të Klan-it

01/07/2026
Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

Goditet me grusht Ilir Demaliaj në Tiranë, autori shpallet në kërkim

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.