Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paketa anti-shpifje votohet në Kuvend, Fuga alarmohet: Tmerr o tmerr! Imagjinoni si do të votojnë anëtarët e bordit të AMA

18/12/2019
Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku Artan Fuga vijon të reagoje dhe kritikoje ashper për paketën anti-shpifje të qeverisë, që pritet të kalojë sot në seancë plenare, duke këmbëngulur te fakti se Autoriteti i Mediave Audiovizive do të marrë kompetenca gjykatash.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, Fuga shkruan se “Zëvendësimi i gjykatës nga KA e AMA-s do të thotë: gjyq pa avokat, gjyq pa tre shkallë drejtësie, gjykim pa praninë e vetë të akuzuarit dhe akuzuesit, pa procedura, pa të drejta për palët, gjykim i bërë nga gazetarë pjesë e KA (specialistë të medias 🙂 pika që nuk më bie!) pa asnjë formim juridik, dhe pa përgjegjësi për karrierën e tyre edhe nëse japin dënime idiote, aq më shumë që pas tre vjetësh ikin në punë të tyre a në ndonjë post tjetër nëse sillen mirë! Edhe vetë “gjykatësit e AMA-s” pa status ligjor dhe pa mbrojtje statutore ligjore!”

Mesazhi i plotë:

Gjykimet jashtë gjykatave – shkelje kushtetuese të përhershme! Edhe gjoja modifikimet e mbrëmshme të bëra në tekstin e projektligjit kundër të drejtave qytetare që për shpifje të mund të shkojnë në gjykatë, nuk treguan veçse kokëfortësi për të zëvendësuar gjykatat me dënime paralele penale nga një jogjykatë, si AMA nen kontroll ngjyrash politike!

Imagjinoni si do të votojnë anëtarët e bordit të AMA -s që vijnë nga e djathta nëse atje ankohet ndonjë politikan i majtë, imagjinoni si do të votonin të majtët nëse atje do të ankohej një politikan i djathtë!

Zëvendësimi i gjykatës nga KA e AMA-s do të thotë: gjyq pa avokat, gjyq pa tre shkallë drejtësie, gjykim pa praninë e vetë të akuzuarit dhe akuzuesit, pa procedura, pa të drejta për palët, gjykim i bërë nga gazetarë pjesë e KA (specialistë të medias 🙂 pika që nuk më bie!) pa asnjë formim juridik, dhe pa përgjegjësi për karrierën e tyre edhe nëse japin dënime idiote, aq më shumë që pas tre vjetësh ikin në punë të tyre a në ndonjë post tjetër nëse sillen mirë! Edhe vetë “gjykatësit e AMA-s” pa status ligjor dhe pa mbrojtje statutore ligjore!

Pa asnjë mundësi për të mbledhur prova, bërë hetime të pavarura, pa i dhënë medias dhe publikut të marrë pjesë në sallën e gjykimit, me konflikt interesi sepse gazetarët do të japin dënime për gazetarët e mediave të tjera! Tmerr o tmerr!

Ankimimet në gjykatën administrative një farsë dhe manipulim sepse atje nuk gjykohet çështja në vetvete, por sipas ligjit shqyrtohet thjesht vendimi i një jogjykate, ndërkohë që shpifja, ofendimet ndaj personit etj, nuk janë vepra ose mosveprime administrative, por vepra ose kundravajtje penale ose të parashikuara nga kodi civil!
Gjykatat mënjanohen djallëzisht! Kjo do të jetë drejtësia sipas ligjit për të cilin protestojnë sot gazetarët te Kuvendi! Protesta më e ligjshme në botë përpara një ligjëvënësi që sillet në mënyrë arbitrare dhe shkel me të dyja këmbët kushtetutën e Shqipërisë dhe të drejtat e qytetarëve!

/DRONI.al/

Tags: artan fugakomentpaketa anti-shpifje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.