Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëri: BE mobilizon mbështetjen e emergjencës pas termeteve

26/11/2019
Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit, dalin emrat e viktimave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 dhe goditjeve të mëpasme që përfshinë Shqipërinë më 26 nëntor, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së u aktivizua me kërkesën e autoriteteve shqiptare. Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar për mobilizimin e 3 ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, të cilët do të dislokohen në Shqipëri për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare me operacionet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.

“Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Rumania tashmë janë rrugës. Veç kësaj, dëshiroj të falënderoj Hungarinë, Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Estoninë, Republikën Çeke dhe Turqinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile. Mendimet e mia janë me viktimat dhe të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa“, tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi këtë mëngjes: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti i sotëm. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Delegacioni i BE-së është pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë“.

Më herët këtë mëngjes, Komisioneri Stylianides foli në telefon me Presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta, dhe riafirmoi solidaritetin dhe gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar. Është aktivizuar sistemi Kopernik për prodhimin e pamjeve satelitore të zonave të prekura dhe Qendra 24/7 e Koordinimit për Reagimin ndaj Emergjencave e Bashkimit Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën. Asete shtesë të BE-së janë në gatishmëri, nëse do të duhen. BE-ja gjithashtu do të dislokojë një Ekip të Mbrojtjes Civile për t’i ndihmuar autoritetet të koordinojnë reagimin dhe për të vlerësuar dëmet.

Tags: Be termet ne durres e tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026
Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026
Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.