Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Erosi i zyrtares me diplomatin”, Manjani: Po krijohet ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhtarët

22/11/2019
Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Thashethemeve se ka një video erotike te nje zyrtari të PS me nje diplomat i është bashkuar dhe ish-ministri Ylli Manjani, i cili shprehet se me keto tema, po largohet vëmendja nga problemet e shqiptarëve.

Manjani shkruan se debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist dhe se kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dredh ky apo ajo bashkëshortit.

Ai shprehet se nuk e kupton se ç’lidhje ka erosi jashtëmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncesionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje?!

“Është një video erotike…” Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj “viktimave” që kanë poste publike.
Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më s’ka!

Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për këtë punë janë bërë ato të shkreta…
Debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist. Kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dreth ky apo ajo bashkëshortit. Dhe po të zunë në flagrancë të ta bëjnë me gisht (gishtin tregues) si një tradhtar.

Qesharakë! Kaq e cekët është kjo logjikë saqë është krijuar ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhtarët. Të tjerët janë engjëj!
Për të qeshur me lot madje.

Por, ajo që s’kuptoj dot është se ç’lidhje ka erosi jashtëmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncesionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje?! Pa këto video-flagranca që përhapen nga moralistë, Shqipëria do ishte më e pasur, më e begatë e me shtet të përgjegjshëm?! Logjika 0! Por edhe morali 0! Pse moral është të marrësh vëmendjen publikut me gjëra krejt private të dikujt?!

Nga ana tjetër, moral është të sherrosësh familjet e “viktimave” të videove?!
Kur do burrërohemi (moralisht) që t’i themi tjetrit në sy “ik mor sharlatan” a ku e di unë se çfarë?! Se burrat duhet të ta thonë hapur në sy atë që mendojnë dhe jo pas krahëve “shih se kam një video për ty”…

Është më e ndershme dhe e moralshme sa më s’ka ta shash tjetrin e t’ia thuash në surrat, sesa pas krahëve e me aspekte nga jeta private.
Edhe kisha që është autore e monogamisë, ka krijuar institucionin e rrëfimit që është prapë një institucion privat.Njerëzit me funksione publike nuk bëjnë aspak përjashtim nga kjo logjikë. Nejse, unë kështu mendoj. E poshtër”,-shkruan Manjani.

//DRONI.al/

Tags: diplomatimanjanireagimvideo erotikezyrtari i ps

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.