Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aldo Bumçi paralajmëron protesta të ashpra në pranverë

19/11/2019
Aldo Bumci i përvishet Mogherinit: Ka interesa të tjera, jo të BE-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti demokrat, Albo Bumçi tha sot në një intervistë për neës 24 se nëse nuk do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Mars 2020, do të organizohen sërish protesta dhe ato nuk do jenë, si u shpreh ai, “shëtitje në bulevard”.

Bumçi tha se “protestat u ndalën për shkak të integrimit (deri më 18 tetor) sepse nuk donim të dukeshim sikur ishim ne ata që po pengonim Shqipërinë, kur në fakt është kriza e rëndë”.

“Tani, tha ai, po punojmë për reformën zgjedhore dhe sapo reforma të përfundojë është gati baza ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërkohë janë ngritur dhe institucionet kryesore të drejtësisë, ndaj duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, në pranverë, në mars 2020. Kjo është zgjidhja! Nëse nuk ndodh kështu, ne do të dalim në protesta, të cilat nuk do të jenë më një shëtitje në bulevard”.

Duke argumentuar se pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje pikërisht pas 4 muajsh, Bumçi u shpreh se “Shqipëria është e sëmurë, po lëngon. Është kancer, që i ka prekur organet vitale të trupit. Ekonomia është në krizë shumë të rëndë. Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme. Sa më gjatë të zgjasë kjo, do të çojë në një situatë, që do jetë e vështirë ta rikthejmë. Shkaktari i krizës është Edi Rama. Ke një person të plotfuqishëm, që arriti të bëjë aktin më të frikshëm, të shkelë Kushtetutën. Një anëtar u fut për të shkelur Kushtetutën, për t’i marrë Presidentit të drejtën kushtetuese. Rama e zhduku Gjykatën Kushtetuese për dy vjet dhe tani që po ngrihet thotë dua ta kontrolloj plotësisht”.

Tags: aldo bumci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.