Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të reja nga familje të varfra

16/11/2019
Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të reja nga familje të varfra
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Le Parisien” ka botuar një reportazh të plotë të titulluar “Prostitucion në Paris, rrjetet e fuqishme të shqiptarëve janë të gatshëm për gjithçka” ku tregon se si mafiozët shqiptarë, tashmë të riorganizuar, edhe pse të dëbuar 10 vjet më parë nga Franca, po përpiqen të kthejnë sërish prostitucionin shqiptar, madje tashmë në mes të Parisit.

Ajo raporton se policia pariziene ka arritur të shkatërrojë rrjete të prostitucionit shqiptar, që zhvillohej në kryeqytetin e vendit, në Paris. Një duzinë vajzash që ushtronin prostitucion janë riatdhesuar në Shqipëri.

Policia franceze ka zhvilluar bastisjen natën e 12 nëntorit në rrugët e kryeqytetit të Francës, sidomos në zonën e njohur si Porte de Vincennes. Të lodhur nga situata e prostituimit, banorët vendas kishin nënshkruar peticion dhe kishin thirrur policinë që të mos shikonin më akte të turpshme në rrugët pariziene.

“Mafiozët, kryesisht shqiptarë blejnë vajza nga familje të varfra në Shqipëri ose vendet fqinje para se t’i dërgojnë në Evropën Perëndimore” – thuhet në shkrim.

“Gjatë natës, vajzat të zhveshura, të lidhura me zinxhirë, qëndrojnë mes makinave të parkuara, ose në pjesën e bagazhit të një automjeti. Në mëngjes gjejmë kartë-piceta ose prezervativë”, – thotë një grua e moshuar franceze.

Nga fillimi i vitit 1991, kohë kur Shqipëria kaloi nga komunizmi në sistem demokratik, në Francë vepronte një grup që shfrytëzonte për prostitucion 300 deri 600 gra. Sipas “Le Parisien”, shqiptarët tashmë janë duke u riorganizuar, por shton se policia franceze po ndjek rastet me kujdes, për të shmangur këtë fenomen të tmerrshëm, aq më tepër në mes të Parisit. Në qershor, nëntë shqiptarë të përfshirë në një rrjet prostitucioni u arrestuan në Toulouse dhe Auch.

Tags: prostitucion ne paris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.