Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“E njëjta polici që tërhoqi zvarrë studentët”, PD dënon ngjarjen te Ekonomiku: Ajo që ofron Rama është dhuna

05/11/2019
FOTO/ Rama ‘dështon’ me takimin në Prrenjas, ish-deputeti: “Budallai i fshatit” me karrige në brez
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka dënuar  ngjarjen e ndodhur me studentët e Ekonomikut.

Permes ish-deputetit Luçiano Boçi, PD shprehet se keto jane shenja te degradimit dhe rrenimit të arsimit ne Shqipëri.

Boçi shprehet se ngjarja e ndodhur është fytyra e vërtetë e paktit për universitetin.

“Ajo që ofron Rama për studentët e të rinjtë është dhuna, pasiguria, papunësia, cilësia skandaloze e diplomave, mungesa e shpresës dhe nxitja drejt braktisjes së vendit”-thekson Boçi.

REAGIMI I PLOTE

DHUNIMI I ARSIMIT TË LARTË

Në mes të procesit mësimor persona të paidentifikuar hyjnë në auditorët e fakultetit ekonomik të UT dhe krijojnë një konflikt të paprecedentë me studentët, midis të cilëve pati dhe të lënduar, djem dhe vajza.
Gangsterizmi tashmë është shtruar këmbëkryq kudo. E gjen në qeverisje, në administratë e tani dhe në universitete.

Nuk mjafton degradimi dhe rrënimi progresiv që i është bërë Arsimit të Lartë në këto 6 vite qeverisje. Tani ai dhe dhunohet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fakultetin Ekonomik, ku gangsterët me përkrahje politike, mësynë në auditore e goditën studentët, dëshmon qartë braktisjen totale që i është bërë studentëve, në sigurinë e tyre për jetën dhe për proçesin akademik, nga Rama e Shahini.
Policia e shtetit, e gatshme t’i shërbejë në çdo moment krimit, lan duart dhe nuk do t’ia dijë për studentët e pedagogët.

Por mos harrojmë që ishte po kjo polici që i merrte zvarrë studentët brenda në auditore, kur ata protestonin kundër qeverisë.
Universitet publike, për shkak të përçmimit ndaj tyre, mosfinancimit, grabitjes, janë katandisur në hane pa porta, ku mund të ngjasë gjithçka.
Jeta në Shqipëri nuk është më e sigurtë as në rrugë, as në shtëpi, as në shkollë e as në auditore universitare. Ngjarja e sotme, është fytyra e vërtetë e paktit për Universitetin.

Jo më kot Partia Demokratike ka ndërmarrë këto ditë turin e shpresës, për të shpalosur vizionin e saj për një rini që mbështetet, vlerësohet e që ndërton të ardhmen në Shqipëri.
Për një arsim të lartë të mirëfinancuar, me cilësi dhe siguri për studentët e pedagogët.
Për Univeristete publike që janë laboratorë të vlerave, parimeve, të shpresës për të ardhmen dhe jo sheshbeteja ku krimi bën kërdinë e rradhës. PD është në mbështetje të studentëve dhe rinisë.

Tags: ekonomikungjwrjaPDreagimsherri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.