Banorë e Unazës së Re po zhvillojnë një protestë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, nga ku po shoqërohen dhe nga ish-deputeti Klevis Balliu.
Ish deputeti i paralajmëroi sot efektivët e policisë se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për cdo shoqërim të paligjëshëm. Balliu akuzoi kreun e qeverisë se erdhi të provokojë banorët e unazës së re, të cilët thuajse prej një viti janë në protestë kundër projektit të Unazës së Re.
“Me gjak do e mbrojmë pluralizmin në Shqipëri. Kam edhe një thirrje këtu për të gjithë punonjësit e policisë, iu them atyre hapini sytë Rama është në ditët e fundit do mbahet përgjegjësi ligjore për këdo që arreston në kundërshtim me ligjin” tha Balliu ndërsa theksoi se protesta do të vijojë edhe pasditen e sotme pranë Unazës së Re.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/706337026550097/





