Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ndjesë publike familjes: Më vjen keq për kohën e pakët

05/10/2019
Basha ndjesë publike familjes: Më vjen keq për kohën e pakët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryedemokrati Lulzim Basha e mbylli me një rrëfim ndryshe intervistën e tij dhënë gazetares Nisida Tufa, në News 24.

Kreu i PD foli për përditshmërinë e tij, kohën e shpenzuar në politikë e familje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Dhe në fund fare, z.Basha përtej gjithë intervistës që zhvilluam bashkë, duke përfituar edhe nga rasti që po realizojmë këtë bisedë të gjatë. Ju flisni gjithmonë politikisht por një periudhë shumë intensive për Partinë Demokratike, për ju personalisht, duke nisur që nga 26 shkurti i famshëm, si është një ditë për ju z.Basha nga mëngjesi deri në darkë, për nga pjesa e intensitetit dhe si i përjetoni ju sulmet ndaj jush, të të gjitha formave që janë zhvilluar deri tani?

Lulzim Basha: Dita është shumë intensive. Mendoj se do të ishte e kotë të përpiqesha në minutazhin që na ka mbetur të të jepja një përshtypje. Ditët janë të ngarkuara, kjo është padyshim ngarkesa apo edhe përgjegjësia që kam marrë përsipër. Sa i përket qëndrimeve që mbahen ndaj meje ka nga ato që kanë për qëllim thjesht dhe vetëm të detraktojnë, pra të më heqin fokusin nga përgjegjësitë e mia karshi qytetarëve shqiptarë dhe interesit të qytetarëve shqiptarë, ka nga ato që meritojnë vëmendje, pavarësisht se mund të shprehen në mënyra jo fort të pëlqyeshme nga unë. Përpiqem që këtyre të dytave t’u kushtoj vëmendjen e duhur, sepse një politikan që nuk reflekton përbën një rrezik të madh për vendin, partinë dhe veten e tij.

Pyetje: A ka një emër konkret që ju ka bërë të reflektoni?

Lulzim Basha: Ka shumë dhe unë reflektoj edhe nga kritika që vijnë nga kundërshtarë të hapur dhe të pandryshueshëm të mi.

Pyetje: Po nga vetë forca juaj politike?

Lulzim Basha: Padyshim!

Pyetje: Z.Basha po për familjen sa kohë keni për t’iu përkushtuar?

Lulzim Basha: Fatkeqësisht shumë më pak sesa duhet.

Pyetje: Unë ju falënderoj shumë për këtë intervistë që realizuam bashkë. Faleminderit që ishit në “Kjo Javë”!

Lulizm Basha: Faleminderit ju!

Tags: Lulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.