Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekzekutimi në Lushnjë, viktima lajmëroi Policinë një javë para, u dha edhe pamje filmike

03/10/2019
Ekzekutimi në Lushnje, gazetari tregon detaje: U qëllua nga afër, gjetën copa truri 20 metra larg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja e Besnik Hidës dyshohet të jetë bërë nga të njëjtët atentatorë të vrasjes së nipit të tij Zamir Latifi. Kjo është pista kryesore mbi të cilën ka orientuar policia e Lushnjës hetimet për ngjarjen. Për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës në tetor të vitit 2017 policia shpalli në kërkim si autorë të dyshuar Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun të cilët megjithëse paraqesin një rrezikshmëri të madhe për shoqërinë vijojnë të jenë ende të lirë.

Vrasja e Besnik Hidës mund të ishte parandaluar nga policia

Kanë qenë vetë të afërm të viktimës të cilët kanë paralajmëruar policinë 2 javë para ngjarjes se 2 autorët e dyshuar të vrasjes se Zamir Latifit endeshin të lirë në Lushnjë.
Edhe vete viktima ka qenë i ndërgjegjshëm për kërcënimin që i kanosej. Burime nga policia thanë për News24 se që prej tetorit të 2017 e deri një javë para ekzekutimit vetë Besnik Hida ka njoftuar disa herë policinë për lëvizjet e 2 të shpallurve në kërkim si autorë të vrasjes së nipit të tij.

Hida ka paraqitur në polici edhe materiale filmike, se si 2 të shpallurit në kërkim lëviznin të pa shqetësuar në Lushnjë me makina luksoze si “Tuareg” dhe “BMW X6”. Por denoncimet ranë në vesh të shurdhër dhe mosveprimi i komisariatit Lushnjë solli një tjetër viktimë.

Familjarët e Zamir Latifit i frikësohen një atentati tjetër pasi për ta nuk po bëhet drejtësi dhe dora e krimit nuk po ndalet nga policia. Nga ana e saj policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por momentalisht në dosje ka vetëm gjeneralitetet e viktimës dhe numrin e plumbave të derdhur drejt tij.

Megjithëse vrasja ka ndodhur në një zonë të mbuluar nga kamerat e sigurisë, sekuestrimi i tyre nuk e ka ndihmuar hetimin pasi atentatorët kanë qenë të maskuar dhe humbën çdo gjurmë pasi dogjën makinën.

Makina tip “Fiat” e përdorur në vrasje ishte e grabitur më 24 shtator në Tiranë. Dy grabitësit në ikje e sipër i kanë shpëtuar një patrulle policie në Elbasan, e cila konstatoi mjetin e grabitur dhe tentoi ta ndalojë.

Mbetet ende e paqartë se si ky mjet i vjedhur pa iu ndërruar targat mundi të kalojë nga kryeqyteti deri në Lushnjë i pa shqetësuar nga patrullat e policisë të cilat kishin marrë informacion për karakteristikat e tij.

Filli i këputur i hetimeve për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura më herët dhe mosveprimi në kohë i policisë ka bërë që bilanci i vrasjeve në vend të rritet. Deri me tani në Shqipëri janë shënuar 49 vrasje me 58 viktima.

Tags: besmir hida lushnje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.