Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

”Plani mafioz për ndërtimin e kullave te Teatri”, PD flet për kompanitë: Po mbahen të fshehtë emrat

01/10/2019
”Plani mafioz për ndërtimin e kullave te Teatri”, PD flet për kompanitë: Po mbahen të fshehtë emrat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka sjellë sërish në vemendje Teatrin Kombëtar në atë që opozitarët e kanë quajtur afera korruptive.

Nga selia blu, Albana Vokshi, u ndal tek kompanitë të cilat kanë pranuar të jenë pjesë e projektit. Ish-deputetja thekson faktin qe Bashkia Tiranë mban ende te fshehtë listën e tyre.

Vokshi zbardh dy prej tyre, duke paralajmëruar se per kete aferë do të përgjigjen para ligjit.

“ Rama dhe Veliaj shkelin dhe ligjin e tyre korruptiv për grabitjen e tokës publike dhe Teatrit. Mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave. Bashkëpunëtorët e tyre, përfshirë Bjarke Ingels dhe Fusha shpk. do të mbajnë përgjegjësi para ligjit,- shprehet Vokshi.

DEKLARATE E PLOTE

Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni.

Data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Megjithëse edhe tërmeti i fundit rrëzoi tezën kryesore të Ramës dhe Veliajt se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga vjetërsia, Edi Rama po vazhdon në fshehtësi planin mafioz për Teatrin Kombëtar, në bashkëpunim me Erion Veliajn, kompaninë Fusha dhe arkitektin Bjarke Ingels.

Ligji Special për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjen e pronës publike për interesa korruptivë, për shkak të kufizimeve të qëllimshme:

• Përjashton de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë. Ai vendos si kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit nga kompania pjesëmarrëse. Këtë kritër e plotëson Fusha, që paguan 900 euro hotel për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndonjë klient tjetër i Edi Ramës që po mbahet e fshehtë.

Projekti mafioz dhe kriminal për ndërtimin e kullave ne tokën publike dhe të Teatrit Kombëtar

• Shkel kushtetutën
• Shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian
• Nuk ndjek rregullat e Ligjit për Prokurimet për konkurencë të ndershme dhe barazi në tender
• Shkel Autonominë Vendore dhe disa ligje të tjera.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projketin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.

Mbajtja e fshehtë e procedurës kriminale, korruptive dhe mafioze, nuk ka për të ndihmuar as Edi Ramën, as Erion Velinë, as bashkpunëtorët e tyre nga përballja me drejtësinë dhe me ligjin.

Tags: Albana vokshideklarateFushateatri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.