Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Të dimë të citojmë një dokument”, Kume jep sqarime për Venecian: Nuk kishte në adresë të Komisionit pyetja për 30 qershorin

28/09/2019
Kume: Mosrakordimi i shifrave tregon se procesi nuk është në rregull
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksperti i njohur i ligjeve dhe ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shpjegon në mënyrë të qartë dy pikat kryesore mbi të cilat po abuzohet nga qeveria dhe PS për opinionin e Komisionit të Venecias.

Në një prononcim për “Koha Jonë”, Kume thotë se Komisioni i Venecias deklaron qartë se Presidenti i vendit nuk mund të shkarkohet dhe as mund të niset proces hetimi ndaj tij për anulimin e 30 qershorit. Kume deklaron se Venecia, pas vlerësimit të akteve dhe bazës ligjore, ka arritur në përfundimin se nuk ka arsye të mjaftueshme për të nisur procesin hetimor apo shkarkimin e kreut të shtetit.

“Opinioni i Komisionit të Venecias trajton vetëm nëse vendimmarrja e Presidentit ka qenë apo jo e mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe nëse vendimmarrja e Kuvendit të Shqipërisë për të filluar procesin e shkarkimin e Presidentit është apo jo e justifikuar, si e tillë nga vendimmarrja e Presidentit lidhur me 30 qershorin. Këtyre dy gjerave ju është përgjigjur Komisioni i Venecias. Nga ky opinion dy gjëra dalin. E para, Presidenti ka kapërcyer çfarë parashikohet në legjislacionin shqiptar lidhur me zhdekretimin e 30 qershorin. E dyta, ky kapërcim i kërkesave kushtetuese, sipas Komisionit të Venecias, nuk përbën arsye të mjaftueshme për nisur procesin e shkarkimit dhe komisionin hetimor ndaj tij. Kjo gjë do të thotë që nuk jemi në kushtet që është shkelur Kushtetuta dhe ligjet Shqiptare”,- tha Kristaq Kume për “Koha Jonë”.

Ndërkohë veç çështjes së Presidentit, PS dhe drejtues të saj thonë se Komisioni i Venecias legjitimoi dhe votimet e 30 qershorit. Ish-kryetari i KQZ dhe eksperti i reformave elektorale në Shqipëri, sqaron se Venecias nuk mund të japë përgjigje për diçka që nuk është pyetur. Ai shton se nuk është Komisioni Venecias, por institucionet shqiptare dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që mund të vlerësojnë ligjshmërinë e zgjedhjeve.

“Duhet të jemi të qartë kur citojmë një dokument, Komisionit të Venecias nuk ju kërkua të jepte mendim për 30 qershorin dhe legjitimitetin e tij, si proces. Nuk kishte në adresë të Komisionit pyetje për 30 qershorin. Nuk ka pse të kërkojmë apo gjejmë argumente në opinion për këtë gjë. Për mua, nuk është normale që t’i kërkohej këtij komisioni një gjë e tillë që lidhet me ligjshmërinë e zgjedhjeve, kur janë institucione të tjera që e vlerësojnë këtë proces. Venecia është një komision që trajton në aspektin ligjor një çështje, duke ju referuar legjislacionit të vendit përkatës. Legjitimit të saj çfarë ka ndodhur me zgjedhjet ata e lanë të lënë të hapur për t’u shqyrtuar nga organet kompetente shqiptare”,- deklaron Kristaq Kume./Koha Jonë/

Tags: komisionikristaq kumemetashpjegim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.