Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Falenderimet i takojnë Bundestagut”, Ish-deputetja pozitive: Fati Shqipërisë është Europa

27/09/2019
“Koorporata e Investimeve”, Tabaku zbërthen ligjin: Kjo e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pavarësisht kushteve dhe rrugës së vështirë që e pret Shqipërinë, ish-deputetja Jorida Tabaku e sheh pozitivisht rolin e Europës në ecurinë e Shqipërisë.

Ish-deputetja shprehet se Shqiperia duhet të ndjehet e lehtësuar nga fakti që Gjermania nuk e ndau vendin tonë nga Maqedonia e Veriut, por i dha dhe asaj dritën jeshile.

Ish-deputetja shprehet në vijim të reagimit të saj se qeveria e tanishme, nuk mund ta realizojë endrren e shqiptarëve, ndërsa opozita po.

“Numërimi mbrapsht për plotësimin e kushteve ka nisur. Kushdo që dëshiron të krenohet me lugën bosh për të tretin vit radhazi nuk ka përse të jetë pengesa e shqiptarëve në rrugën për të marrë një datë dhe për të qenë aty ku ne e meritojmë dhe na takon; një vend brenda Bashkimit Europian. Një ëndërr që jam plotësisht e bindur që mund ta sigurojë vetëm PD dhe Opozita e bashkuar,-shkruan ish-deputetja.

REAGIMI I ISH-DEPUTETES

Për fatin e mirë të SHqipërisë dhe shqiptarëve dje ne morëm një lajm të mirë që na inkurajon në rrugën tonë drejt BE-së.

Fatmirësisht për ne ditën e djeshme Bundestagu nuk e ndau Shqipërinë në procesin e integrimit nga fqinji i Maqedonisë së Veriut. Gjasat ishin të mëdha që keqqeverisja dhe situata politike e kishin kthyer procesin e Shqipërisë në një pikëpyetje të madhe. Debatet e shumta në parlamentin gjerman janë shenjë e një dyshimi të madh që ligjvënënsit kanë në lidhje me Shqipërinë.

Një mekanizëm i ri është vendosur në punë për rastin e Shqipërisë. Nuk ka më një konferencë ndërqeveritare si është e rastit me vendet që marrin një datë për negociatat por do të ketë një process me dy faza. Shqipëria do të vlerësohet së pari për dy kritere specifike ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR për votimin e 30 Qershorit në veçanti por dhe të gjitha rekomandimet e paplotësuara për zgjedhjet e vitit 2013, 2015 dhe 2017! Vetëm nëqfotë se këto kushte plotësohen në konferencën e parë të zgjerimit do të kemi mundësi të diskutohet për Shqipërinë për të caktuar një datë për tu vlerësuar për një konferencë të dytë ku duhen pltësuar 7 kushte të tjera ndër më të rëndësishmet është dhe hetimi dhe vendosja përpara drejtësisë e atyre që janë akuzuar për blerjen e votës!

Vendosja e 9 kushteve dhe 2 nënkushteve që do të hetohen dhe kontrollohen imtësisht nga BE-ja është një thuajse veçim që Shqipëria merr. Asnjë nga ligjvënësit apo qeveritarët e Shqipërisë nuk është i zoti të tregojë ditën e celjes së kapitujve 23 dhe 24 të cilët do të jenë të parët.

Një pjesë e kritereve nuk janë të reja, por ne vend te plotesimit te tyre nen qeverisjen e Edi Rames vit pas viti kemi kushte te reja.

Prandaj gëzimi (i habitshëm) i kryeministrit Rama është një tjetër shenjë pamaturie e një njeriu që e coi vendin në këtë situatë.

Parlamenti Gjerman dje u tregua i qartë sa i takon zgjidhjes së krizës politike e cila është kusht për integrimin e vendit në BE. Debati i gjatë për mbi 1 orë e gjysmë nga deputetët gjermanë në lidhje me kriminalizimin e çdo cepi të jetës politike, rritjen e trafikut të drogës dhe mos dënimit të krimeve elektorale; janë tregues të një gjendje kritike të vendit.

Pikërisht falenderimet I takojnë Bundestagut dhe padyshim edhe zotit Johan Wadephul,
nën drejtimin e të cilit koalicioni i CDU/CSU mbeshteti rrugën Europiane të Shqipërisë. Vetëm falë insistimit dhe këmbënguljes së z. Wadephul, që drejton grupin e Ballkanit Perëndimor, u bë e mundur që dhe ata që ishin skeptikë ti japin dhe një mundësi Shqipërisë!

Që në krye të herës kjo ka qënë dhe kërkesa e Partisë Demokratike!
Le të jenë kushtet e vendosura nga Gjermania si harta e rrugës për të dalë nga kriza e thellë politike, institucionale dhe ligjore ku është futur vendi

Bundestagu i dha një mundësi përsëri Shqipërisë, ndarja de juro me Maqedoninë e Veriut do të kishte qënë fatale për ne!

Dje Shqipëria dhe shqiptarët morën një mbështetje në përpjekjen e gjithsecilit prej tyre për një vend më të mirë dhe brenda në BE.

Numërimi mbrapsht për plotësimin e kushteve ka nisur. Kushdo që dëshiron të krenohet me lugën bosh për të tretin vit radhazi nuk ka përse të jetë pengesa e shqiptarëve në rrugën për të marrë një datë dhe për të qenë aty ku ne e meritojmë dhe na takon; një vend brenda Bashkimit Europian. Një ëndërr që jam plotësisht e bindur që mund ta sigurojë vetëm PD dhe Opozita e bashkuar!

Tags: jorida tabakuPDreagimishqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026
Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

Hasi, sfida nuk është zgjedhja mes ekonomisë dhe mjedisit por pasuritë nëntokësore të mos prodhojnë faturë mjedisore

14/08/2026
Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.