Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZERI I AMERIKES/ Prokurori i ri i Pergjithshem, kush jane favoritet kryesore

25/09/2019
Prokuroria, dënimet për skemën mashtruese të rimbursimit në farmacitë e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot listën zyrtare të kandidatëve në garë për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Pas vlerësimit të kushteve ligjore, KLP vendosi përjashtimin nga gara të avokatit Lulzim Allushaj, për shkak se nuk plotësonte kriterin e nje eksperience të spikatur 15-vjeçare. Në listë tanime ka mbetur Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të vijojë me vlerësimin dhe më pas renditjen sipas pikëve të të tre kandidatëve. Në fund do të jetë parlamenti ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zonja Marku kërkon të marrë një mandat të plotë, pasi u emërua nga parlamenti me një mandat provizor në dhjetor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, ndërkohë që dhe disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj janë shoqëruar, shpesh me polemika.

Prokurori Çela shihet si një favorit i fortë në garë. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë formimit profesional, të pastërtisë së figurisë si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit, Ndërsa ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilën e ka drejtuar dhe për disa vite.

Kandidatja e tretë Memçaj, ishte ndër të parët që kaloi testin e rivlerësimit. Ndërsa ka zhvilluar studime edhe jashtë vendit, ajo ka mbuluar detyrën e Prokurores së Apelit që prej viti 2013, ndërsa më parë ka mbuluar detyra administrative në Presidencë, apo për disa muaj dhe si drejtore kabineti e Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën janar-shtator 2013.Voa

Tags: prokrori i ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.