Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tryeza për reformën zgjedhore, opozita me qëndrim zyrtar: Merr kuptim kur krimet elektorale të jenë hetuar

25/09/2019
Debati në PD, përfshihen Basha, Ruli, Imami, Berisha, Bregu, Spaho dhe Paloka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita pranoi ftesën e OSBE-së për t’u ulur në tryezë diskutimi lidhur me reformën zgjedhore, duke dërguar në takim, një përfaqësues, Ivi Kason.

Në një regim zyrtar, opozita shprehet se është gati për të diskutuar ndryshime për ligjin e partive politike, sistemin zgjedhor dhe Kushtetutën, madje shtojnë se duhen edhe ndryshime për referendumet.

Përvec angazhimit për të realizuar reformën zgjedhore përmes një strukture të posaçme ekstraparlamentare, një pikë tjetër e rëndësishme e qendrimit të opozitës është gatishmëria e PD dhe aleatëve të saj për të diskutuar jo thjesht ndryshimin e disa neneve në Kod, por për të bërë një refomë të thellë partiake dhe kushtetuese.

Duke e konsideruar të domosdoshme përfshirjen në hartimin e refomës edhe të grupeve të interesit dhe shoqërisë civile, opozita shprehet qartë për vullnetin e saj për të reformuar sistemin politik përmes 3 ndërhyrjeve madhore.

“Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

Në qendrimin e saj, opozita vë në dukje se reforma zgjedhore përmirëson aspektet teknike të organizimit të zgjedhjeve, por është e pamjaftueshme për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.”– thuhet në qendrimin e opozitës, e cila liston shitblerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit në administratën publike, abuzimin me burimet shtetërore, cënimin e sekretit dhe lirirsë së votës, manipulimin e fallsfikimit të rezultatit si çështje që duhen hetuar dhe ndëshkuar nga organet e zbatimit të ligjit.

Opozita thekson në qendrimin e saj se “duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Qendrimi i opozitës për reformën zgjedhore përfshin edhe dhënien e garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

“Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike.”-thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës.

Tags: diskutimiopozitaosbereagimitryeza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.