Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mashtrimi tjetër i Ramës/ Papunësia në rritje, investimet në rënie, fuqia blerëse dhe ekonomia

13/09/2019
Mashtrimi tjetër i Ramës/ Papunësia në rritje, investimet në rënie, fuqia blerëse dhe ekonomia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, në një deklaratë nga Selia e PD ka akuzuar qeverinë Rama për rritjen e madhe te papunësisë.

Ajo shprehet se me Edi Ramën në krye të qeverisë ka dy realitete. Nga njëra anë është realiteti i shumicës së shqiptarëve, që mendojnë se ekonomia e tyre po përkeqësohet, e vendit më të varfër në Europë me rreth 300 mijë shqiptarë që largohen nga vendi se nuk gjejnë punë dhe siguri. Nga ana tjetër, është realiteti i Edi Ramës, i cili na thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka kapur nivelin më të ulët historik, 11.5 përqind.

Deklaratë nga Partia Demokratike e znj, Ines Nurja, ish-Drejtoreshë e INSTAT:

Realiteti i Edi Ramës na nxjerr vendin me papunësinë më të ulët në Ballkan, jo vetëm duke ia kaluar vendeve si Turqia, Spanja dhe Greqia, por duke na barazuar pothuajse me vendet e G7-ës, që janë vendet më të industrializuara në botë.

Realiteti i punësimit për Edi Ramën është njësoj si ai i zgjedhjeve që organizon, një realitet mashtrimi, ku kapet duke vjedhur dhe manipuluar.

Edi Rama pretendon se në 3 muajt e dytë të këtij viti janë punësuar mbi 21 mijë persona në shërbime dhe bujqësi, por askush nuk ka parë dhe përjetuar ndonjë boom ekonomik në bujqësi. Çmimi i naftës me të cilën fermerët punojnë vazhdon të jetë i shtrenjtë, subvencionet për fermerët vazhdojnë të mungojnë e të vidhen, investimet e qeverisë janë zero, investimet e huaja janë zero. Asnjë tregues domethënës nuk justifikon realitetin e manipuluar të Edi Ramës me papunësinë.

Ulja e papunësisë në nivelet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian rrëzohet edhe nga të dhënat e vetë INSTAT-it apo të institucioneve të tjera të specializuara, të cilat pohojnë se çdo tregues i rëndësishëm i ekonomisë është në rënie.

Së pari, është anketa e publikuar nga Banka e Shqipërisë në lidhje me treguesin e besimit tek bizneset dhe konsumatorëve. Treguesi i ndjesise ekonomike ra me 0.7 pikë përqindje dhe ai i besimit të konsumatorit ra me 2.2.

Së dyti, sipas një publikimi tjetër nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e dytë, që pohon se investimet e huaja direkte patën rënie me 13.2 %.

Së treti, treguesit e inflacionit, që kanë direkt lidhje me fuqinë blerëse të qytetarëve, janë në rënie. Në tremujorin e rritjes fallco të punësimit inflacioni ishte 1.3 deri ne 1.5, që tregon se fuqia blerëse e njerëzve ka rënë dhe shkaku kryesor për këtë është papunësia.

Së katërti, numri i bizneseve të falimentuar në këtë 3 mujor të artë sipas Edi Ramës, është rritur ndjeshëm. Në muajt Prrill, Maj, Qershor më shumë se 2 mijë biznese mbyllën aktivitetin e tyre.

Vetëm në realitetin mashtrues të Edi Ramës ndodh që të deklarohet punësimi i një numri rekord njerezish, kur rekordi i vërtetë është falimentimi i bizneseve, braktisja e ekonomisë nga investitoret e huaj, rënia e fuqisë blerese të qytetarëve.

Ky realitet duhet ndryshuar sa më parë dhe mënyrë e vetme për ta ndryshuar atë janë zgjedhjet e lira e të ndershme! Vetëm një qeveri e dalë nga vullneti i lirë i qytetarëve do të bëjë të mundur që ajo të punojë në interesin e tyre, duke hapur vendin për investimet e huaja, duke siguruar konkuremcë të ndershme, duke hapur vende të vërteta pune! Alternativa më e mirë për vendin është Partia Demokratike dhe programi i saj i zhvillimit me platformën antioligarki dhe platformën antimafia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

22/08/2026
Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

22/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

22/08/2026
Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

Katër vatra zjarri aktive në vend, gjashtë të tjera nën monitorim

22/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.