Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria fshihet pas procedurave per hetimin e Kajmakut

04/09/2019
Boçi: Edi Ramën e lidhin me Brukselin vetëm skandalet
Share on FacebookShare on Whatsapp

“ Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, nuk i merr shenjat e gishtërinjëve dhe krijon mburojë mbrojtjeje për Agim Kajmakun”, tha sot Luciano Boci.

Ne vijim Boci tha se Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar të inkriminuarin e tij. Prokuroria ka njoftuar sot rreth procedurave te ndjekura ndaj Kajmakut por edhe 2 zyrtareve te tjere te larte, Niko Peleshi dhe Arber Mazniku. Keto procedura jane konsideruar si propogande e Markut ne prag te gares per Kryeprokuror si dhe vonese ne hapjen e hetimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se Edi Rama, duke përdorur segmentet e hetimit dhe të institucioneve të shtetit, është duke penguar hetimin dhe duke marrë në mbrojtje Agim Kajmakun.

Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara.

Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).

Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.

Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun

Duke refuzuar të japë shenjat e gishtërinjve të kandidatit të tij dhe duke përdorur prokurorinë, postierin e Vorës dhe duke heshtur përballë fakteve të publikuara nga PD, Edi Rama tashmë është zbuluar publikisht mbrojtësi i trafikantit të parave të falsifikuara, i arrestuar në Janinë dhe më pas i arratisur prej drejtësisë greke.

Edhe prokuroria, njësoj si kryeministri që fshihet pas omerta-së, u fsheh sot pas procedurave, duke u bërë vegla qorre e kryeministrit në mbrojtje të Kajmakut.

Edi Rama është njësoj si Jorgo Toto. Ai është vetë Agim Kajmaku.

I kërkuari nga drejtësia greke është vetëm fytyra e të inkriminuarit të radhës me të cilën Rama u shfaqet shqiptarëve.

Edi Rama hesht dhe e mbron, sepse ai nuk qeveris dot pa modelin kriminal që përfaqëson njeriu të cilin Rama ua ka servirur për kryebashkiak qytetarëve të Vorës.

Jorgo Kajmaku vazhdon të mbajë padrejtësisht zyrën e bashkisë, ndërkohë që bashkë me Valdrinin, Pjerinin, Vangjushin, Eltonin, Elvisin duhet të ishin duke ndarë sëbashku qelinë e burgut.

Por megjithë provat e pakundërshtueshme që faktojnë inkriminimin e Jorgo Totos alias Agim Kajmaku, Edi Rama nuk e lëshon mollën e kalbur të radhës.

Ai e mban fort shportën e kriminelëve me të cilët ka grabitur votat e shqiptarëve, po grabit Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Edi Rama e di se duke lëshuar Kajmakun, i afrohet radha për të dhënë vetë llogari për inkriminimin që i bëri qeverisë, parlamentit, shtetit dhe jetës së shqiptarëve.

Provat janë aty, në dritën e diellit.

Agim Kajmaku duhet të jetë në burg, jo në zyrën e bashkisë së Vorës.

Krimi nuk mund të qëndrojë asnjë minutë ulur në karrigen e kryeqytetarit të Vorës dhe të asnjë bashkie të vendit.
Edi Rama duhet dhe do të ikë sëbashku me shportën e tij të krimit me të cilët po grabit pasurinë dhe jetën e shqiptarëve.

Tags: Agim kajmaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Punonjësja e ministrisë nuk paguan biletën në autobus: Jam më lartë se ju, nuk jam popull që të paguaj

Transporti urban drejt paralizës, 40% më pak autobusë në Tiranë

15/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Punonjësja e ministrisë nuk paguan biletën në autobus: Jam më lartë se ju, nuk jam popull që të paguaj

Transporti urban drejt paralizës, 40% më pak autobusë në Tiranë

15/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.