Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulim i madh në luftën kundër kancerit, pa ilace por me një situatë të rrallë

02/09/2019
HISTORIA/Tragjedia e nënës shqiptare shtatzënë, dy javë në koma, ende në rrezik për jetën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë vetë në shoqërinë tinë papritur u sëmurën me kancer, dhe kjo më ka motivuar që të studioj, se çfarë ndodh me qelizat e kancerit”, thotë Joshua Chou, studiues në Universitetin Teknologjik të Sydneyt. „Nuk ka ndonjë çelës të artë për të shëruar kancerin, sepse çdo tip kanceri është i ndryshëm nga tjetri dhe njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tij. Megjithatë dëshiroja të dija, a ka diçka, që kanë të përbashkët këto qeliza kanceroze? Prandaj i futa ato në aparatin e mikrogravitacionit”.

Eksperimentet me vendosjen artificiale në gjendjen e mungesës së rëndesës ishin jashtëzakonisht të suksesshme: „Ne kemi testuar katër lloj qelizash kanceroze, nga pjesë të ndryshme të trupit – të gjoksit, vezoreve, mushkërive dhe hundës – i vendosëm ato në në gjendjen e mungesës së gravitetit. Këtu zbuluam, se brenda 24 orësh 80%-90% e këtyre qelizave ngordhën komplet”, thotë Chou.

Përgatitje për studime në gjithësi

Bashkë me asistentin e tij, Anthony Kirollos, studiuesi kërkon të dërgojë në stacionin kozmik ndërkombëtar, ISS qeliza kanceroze. „Ne duam të zbulojmë, nëse është vërtet mikrograviteti, që ndikon tek qelizat kanceroze, apo janë gjëra të tjera në gjithësi, si për shembull rrezatimi diellor?”

Përgatitjet për këtë hap kanë filluar intensivisht, eksperimente të tilla janë vërtet shumë të komplikuara. „Nga ana teknike është e vështirë, por ndodhemi edhe para sfidës, që t’i mbajmë gjallë këto qeliza dhe t’i kthejmë sërish në Tokë.”

Konfirmim i studimeve të mëparshme

Këto sfida i njeh edhe studiuesja, Prof.Dr. Daniela Grimm nga Universiteti i Magdeburgut, dega e biologjisë së gravitacionit dhe mjekësisë regjenerative. Në intervistë me Deutsche Ëellen ajo shprehet e entuziazmuar për rezultatet nga Australia. „Gëzohem shumë! Ky është një konfirmim i madh i rezultateve tona studimore, në një kohë që kolegu australian ka bërë eksperimente me lloje të tjera të kancerit.”

Në vitin 2017 një anije kozmike kineze ka dërguar disa eksperimente të biologëve të mbledhur me Prof. Dr. Daniela Grimm në stacionin kozmik, ISS. Në enët e posaçme, të mëdha sa një celular, „Thyroid Cancer” ishin futur qeliza kanceroze të tiroideve. Ka dy dekada që studiuesit shohin se si zhvillohen qelizat në gjendjen e mungesës së gravitetit në grumbuj qelizorë tredimensionalë, të quajtur sferoidë. Cilësitë e këtyre sferoidëve i ngjasojnë tumoreve në trupin e njeriut, shumë më tepër se kulturat qelizore dydimensionale të mbjella në laboratorë. Këto sferoidë përdoren për kërkimin e biomolekulave, të cilave mund t’u përngjitet një substancë. Sepse në sferoidë ka proteina të ndryshme, të cilat ndër të tjera mund të shkaktojnë „vdekjen e programuar të qelizave.”

Ky urdhër „vetëvrasës” biologjik, kujdeset që në qelizat e shëndetshme të ngordhin qelizat e plakura ose të dëmtuara. Tek qelizat kanceroze kjo vdekje qelizore nuk funksionon më. Qeliza e sëmurë jeton dhe vazhdon të ndahet më tej, duke bërë të lindë sëmundja e kancerit.

Qëllimi i studiuesve është zhvillimi i ilaçeve  që aktivizojnë apo bllokojnë proteina të caktuara. Për këtë bota studimore ka nevojë për gjendjen e mungesës së gravitetit.dë

Tags: kanceri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.