Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Radha e skuadrave shqiptare në Europa League, Laçi më afër mrekullisë

18/07/2019
Përfundon shorti i ‘Europa League’, gjigandët evropianë mësojnë kundërshtarët e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot është radha e 3 ekipeve të tjera shqiptare të zbresin në fushën e lojës në kompeticionet evropiane dhe bëhet fjalë për Kukësin, Teutën dhe Lacin që do të luajnë ndeshjet e tyre të kthimit në raundin e parë kualifikues të Europa League.

Kukësi do të presë Debrecenin në Elbasan Arena me humbjen 3-0 të sfidës së parë që e bën kualifikimin e verilindorëve një mision praktikisht të pamundur. Megjithatë trajneri Gjoka nuk heq dorë dhe premton betejë në fushën e lojës.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi, nuk i japim të mira vetëm ekipit të Kukësit, por të gjithë futbollit shqiptar. Por nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kemi ekipin e Debreçenit. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë atje në fazën sulmuese, si asnjëherë tjetër, por nuk patëm fatin me vete. Keqardhja është shumë e madhe, pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Ishte një nga ato ndeshjet në Kupat e Europës që ekipet shqiptare bëjnë paraqitje dinjitoze.

Por futbollit është i pamëshirshëm. E kemi studiuar sërish kundërshtarin, do ta kërkojmë deri në fund kualifikimin.Duhet të kemi shumë kujdes, pasi kundërshtari është i rrezikshëm”, tha Ernest Gjoka, trajner i Kukësit.

Në të njëjtën situatë është edhe Teuta që do të luajë në Durrës me Ventspils, ndaj të cilit ka humbur javën e kaluar 3-0 për trajnerin e durrsakëve Bledi Shkëmbi një gol i shpejtë dhe mos pësimi i tij nga ana tjetër do të jenë një ndihmë e madhe për Teutën për të tentuar kualifikimin.

“Patjetër që për të shpresuar kualifikimin në këto kushte duhet të shënosh dhe të mos pësosh. Na duhet një ndeshje perfekte. Një gol i shpejtë do ta na ndihmojë nga ana psikologjike, por do të shtojë akoma më shumë dëshirën dhe bindjen se mund ta përmbysim”, thotë Shkëmbi.

Ndeshja tjetër e Europa League është ajo që do të luhet në Izrael mes Laçit dhe Hapoel Beer Sheva. Sfida e parë e luajtur ka përfunduar me barazimin 1-1, një rezultat ky që në letër favorizon më shumë pikërisht skuadrën e Hapoelit./tch

Tags: europa leaguekukesiLaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.