Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

S’ka pushim për opozitën, rikthen sërish protestat

08/07/2019
S’ka pushim për opozitën, rikthen sërish protestat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas djegies së mandateve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje lokale të 30 qershorit, opozita vijon sërish në rrugë betejën kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama. Ajo ka ftuar sot qytetarët në orën 20:00 që t’i bashkohen qëndresës së saj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo është protesta e dhjetë kombëtare e opozitës, e cila duket e palëkundur në kushtet e saj bazë, ndërsa kërkon menjëherë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do të bëjë asnjë hap pas, por do të luftojë deri në fund, që shqiptarëve t’u garantohet e drejta për të zgjedhur lirshëm dhe të pandikuar nga pushteti. Krahas selisë blu dhe aleatëve të saj edhe LSI-ja ka deklaruar se do të vijojë përballjen me keqqeverisjen, me synim që qytetarëve t’u garantohet një qeverisje demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale duket se ka acaruar edhe më tej klimën politike, ndërsa Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka cilësuar ato si “votime socialiste”. Ashtu si opozita edhe Presidenti i Republikës ka hedhur kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën në drejtësi.

Sipas tij, shefi i qeverisë e ktheu dhe transformoi procesin e reformës në drejtësi në atë që ai e shquan si “Ramaformë”. Por pretendimet e opozitës dhe të presidentit janë kundërshtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit ishin një test i fortë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Jo të pakta ka qenë rastet kur shefi i ekzekutivit ka shigjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit e opozitës dhe presidentin, Ilir Meta. Sipas tij, këto të fundit kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe nuk duan që Shqipëria të integrohet në strukturat euroatlantike.

Tags: PDprotesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.