Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Votimet e 30-Qershorit/Instituti i Studimeve Politike nxjerr skandalin e radhës: A duhet ti besojmë KQZ-së?

06/07/2019
Rezultatet e para në Tepelenë, Kolonjë, Devoll, Tirane etj.
Share on FacebookShare on Whatsapp

Instituti i Studimeve Politike ka provuar se manipulimi me votat në zgjedhjet e 30-Qershorit është i pranishëm, referuar ketu vetem nje rasti që Instituti ka marrë në shqyrtim.

Duke publikuar të dhënat e KQZ për Bashkinë e Elbasanit, Instituti vëren se janë shtuar votat, ndërsa në deklaratën e KQZ-së ka mospërputhje të shifrave.

“Në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!??”,-vëren Instituti.

Ata thonë se në rastin më të mirë kemi të bëjmë me pakujdesi tjetër të KQZ në shpalljen e rezultatit të votimit dhe të miratimit të tabelës të votave, ndërsa në rastin më të keq kemi të bëjmë me një deformim të rezultatit të votimit për këtë bashki.

Postimi i Institutit te Studimeve Politike 

Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit? Pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale. Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan.

Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!??

Zyrtarisht, përderisa tabela gjendet në faqen e KQZ (http://cec.org.al/ëp-conte…/uploads/…/07/KRYETAR-ELBASAN.pdf) ajo është dokument zyrtar dhe si i tillë merr vlerë referimi për sot e mot.

Çfarë ka ndodhur? Kush ka të drejtë dhe kush mban përgjegjësi? A duhet ti besojmë KQZ apo duhet të vazhdojmë të verifikojmë edhe të dhënat e tij? Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me pakujdesi tjetër të KQZ në shpalljen e rezultatit të votimit dhe të miratimit të tabelës të votave, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një deformim të rezultatit të votimit për këtë bashki. Në rastin e parë KQZ tregon edhe më tej se më shumë është kujdesur për të qenë korrekt me detyrimet & deklarimet politike sesa me ushtrimin e funksionit të tij ligjor në administrimin me standarde të zgjedhjeve, por në të dy rastet është e qartë tashmë se modeli mbipartiak me KQZ/KZAZ/KQV/GN ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe ka ardhur koha për ti dhënë fund komisarëve e militantëve partiakë në administrimin zgjedhor.

Tags: institutimanipulimepolitikaZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.