Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjekmarkaj për “Vaticannews”: Shqipëria në një krizë institucionale. Ekonomia kriminale një realitet jo prognozë

02/07/2019
ANALIZA/ “Pse përdhunimi elektoral i 30 qershorit nuk u fsheh as nga vëzhguesit e ODIHR, budallenjtë që sulmojnë Palmer duhen kuruar”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për “vaticannews”, ndërsa ka folur rreth krizës politike, tha se vendi ndodhet në një krizë institucionale.

Sipas Gjekmarkaj, “vendi është në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, një opozite të nominuar nga kryeministri, një President të kërcënuar me shkarkim dhe tashmë edhe me pushtetin lokal në dorë të kryeministrit”.

Pjesë nga intervista:

Kemi parë që në këto zgjedhje kanë fituar socialistët, por pak a shumë 20% kanë votuar, në Tiranë 25%, diku 10%
Opozita ka shifra të tjera në lidhje me numrin e votuesve, ata thonë se janë 13-14% pjesëmarrja.

Ata thonë se edhe këto shifra janë manipuluar nga KQZ me urdhër të qeverisë. Por e gjitha kjo nuk e përjashton faktin që është një situatë paradoksale.

Për herë të parë, pas 30 viteve pluralizëm, mbajmë zgjedhjet pa opozitën, vetëm me një parti.
Çfarë po ndodh vërtetë në Shqipëri, sepse ka filluat të flitet edhe në parlamentin italian, janë disa deputetë që po përpiqen ët kuptojnë vërtetë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Disa deputetë italianë kanë ftuar qeverinë italiane të ndërhyjë për të kuptuar krizën nga ku fillon dhe si mund të zgjidhet?

Sipas meje më mirë vonë se sa kurrë. Ne në Shqipëri do të donim që kjo gjë të kishte ndodhur më parë, por edhe tani mirë është, sepse duhet një dorë nga Europa, sepse Qeveria nuk ndalohet. Bild pak më parë ka publikuar përgjimet që përfshinte të gjithë qeverinë në manipulimin e zgjedhjeve.

Fakti që opozita ka 6 muaj në shesh, që vendosën të mos merrnin pjesë në zgjedhje, dikush duhej të bënte pyetjen se pse po ndodh kjo në Shqipëri.

Ka rrezik të një paralize institucionale në Shqipëri?
Jo nuk ka rrezik, sepse e gjitha ka ndodhur. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston, tashmë kemi një opozitë të re, e nominuar nga kryeministri.

Kemi një President të kërcënuar për t’u shkarkuar. Kemi dhe pushtetin lokal në duar e një personi, që është Edi Rama.

Ka rrezik që shqiptarët të emigrojnë drejtë Italisë apo Europës?

Do të thosha që shqiptarët po largohen çdo ditë, në katër vitet e fundit 350 mijë persona, për një shtet me 3 milion banorë. Këtu kanë mbetur të vjetrit, të rinjtë kanë ikur. Ky është një problem social.

Në këtë kuadër ka rrezik që në Shqipëri të zhvillohet një ekonomi kriminale?

Besoj që kjo ekonomia kriminale ka një dorë të fortë në politikë dhe e kontrollon. Ky është një realitet jo një prognozë.

Tags: Agrongjekmarkaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.