Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Basha zbardh bisedat në Berlin, idetë dhe investimet e reja për Shqipërinë

05/06/2019
FOTO/Basha zbardh bisedat në Berlin, idetë dhe investimet e reja për Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike Lulizm Basha ka zhvilluar disa takime të tjera të rëndësishme gjatë Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillon punimet në Berlin organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman.

Basha zbardh të gjitha ato çfarë janë biseduar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

POSTIMI I BASHES

Dialogu i Nivelit të Lartë që po zhvillon punimet ne Berlin organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman ishte një mundësi e rrallë për të bashkëbiseduar me një nga personalitetet më autoritative për industrinë dhe biznesin gjerman, Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr. Kurt J. LAUK dhe me drejtuesit më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndesishme gjermane si SIEMENS, ING, BMW dhe korporata të tjera.

Pata mundësinë të njoh sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë me planin ekonomik të Partisë Demokratike hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së, në veçanti me masat për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit.

Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa ti bejmë realitet keto.

Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit janë ndër prioritetet kryesore të cilat kërkojnë vizion dhe mbështetje financiare për ti nxjerrë nga gjendja e mjeruar ku ndodhen sot. Ne do të bëjmë gjithcka në këtë drejtim, duke bashkëpunuar dhe u mbështetur tek përvoja shumë e suksesshme e Gjermanisë. Në vecanti u ndala dhe tek projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin tonë dhe që synojnë shkurtimin e distancave dhe rritje të shkembimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe me ato të Bashkimit Europian.

Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur e të kthehet në qendër të investimeve rajonale të kompanive prestigjoze gjermane dhe jo vetëm, çka do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik për qytetarët tanë.

Tags: BashaBerlintakime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.