Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Vlora u kthye në kryeqytet të vrasjeve”, Berisha: Shpalleni Ramën ‘nongrata’

27/05/2019
Video/Gënjeshtra e radhës, si e shet Rama impiantin e Vlorës si arritje të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë sot dhe veçanërisht atyre të Vlorës, pas deklaratës së kryeprokurores Arta Marku se qarku i Vlorës ka kriminalitetin më të lartë në vend.

Ish-kryeministri u referohet dhe ngjarjeve kriminale, ku vetëm një ditë më parë u raportua për atentat me kallashnikov ndaj dy të rinjve, njeri prej të cilëve humbi jetën. Bëhet fjalë për qarkun ku është deputet kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ja çfarë shkruan Berisha: 

“Vlora, perla e Mesdheut, është shndërruar tani si kurrë ndonjëherë më parë nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzës, Edvin Kristaq Krimi, në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve në thellësi të detit apo tretjes në vaskat me acid, të Shqipërisë dhe Europës.

Këto vite të Edvin Kristaq Krimit, qindra djem, burra të saj, u ekzekutuan në arat apo magazinat e hashashit, në rrugët, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhdukën të mbytur nga duar kriminale në thellësitë e detit, u dogjën të gjallë apo u tretën në vaskat me acid për të mos patur një varr në këtë botë. 
Të gjitha keto nga banda mizore të lidhura si mishi me thoin me pushtetarët lokalë dhe narkoqeveritarët horra me në krye Edvin Kristaq Krimin.

Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen në lartësinë e trimërisë dhe virtuteve të tyre, të ndëshkojnë dhe të shpallin “nongrata” monstrën, që me politikat dhe lidhjet e tij të krimit krijoi në Vlorë një klimë horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, të cilën vlonjatët nuk e ka njohur as në kohërat e pushtimeve më të egra.

Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen me guxim në protesta të fuqishme dhe të çlirojnë qytetin e tyre nga narkoqeveritarët horra dhe bandat e tyre, që pasurohen çdo ditë mbi gjakun, jetët e humbura, të të rinjve të vrarë, të zhdukur, të mbytur apo të shkrire në acid të saj.”

Tags: berishakomentiRamaVlora

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.