Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/U godit me shkop gome nga policia, Dollapi mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

13/05/2019
“Kapeni, mbyteni’, britmat e policisë që e detyruan Dollapin të vraponte, ishte një situatë e tmerrshme”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD, u dhunua mbrwmjen e sw shtunws, nga forca tw shumta policie, gjatw protestws sw opozitws.

Sahit Dollapi, u la i lirë mëngjesin e së hënës pas arrestimit të dhunshëm që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i bënë. Vendimi për lirimin nga Policia, Dollapit iu komunikua në Spitalin e Traumës ku gjendet edhe aktualisht si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë shoqërimit.

“Panorama” u interesua pranë Spitalit të Traumës në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sekretarit Organizativ të PD-së dhe mësoi se nga Reparti i Ortopedisë, Dollapi është nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Kirurgjisë.

Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, Sahid Dollapi është mbajtur në observim deri në orët e mëngjesit dhe pas mjekimit të nevojshëm, pasi gjendja është stabilizuar, është dërguar në pavijon. Mësohet se ai ka pësuar dëmtim të ligamentit të gjurit në njërën këmbë dhe shembje të shpatullës. Të njëjtin fakt përmendi edhe avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila në dalje nga Spitali i Traumës tha se Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i dëmtuar në një përballje me forcat e Rendit gjatë natës është në gjendje të qëndrueshme.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se për shkak të frakturave të marra gjatë shoqërimit, Dollapi mund t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ballanca tha se pas ekzaminimeve është evidentuar një shembje në shpatull dhe një lëndim në gju, por janë përjashtuar komplikacione të tjera. “Në spital vazhdon të jetë nën observim mjekësor pacienti S.D., i moshës 56 vjeç, i cili mbërriti në orën 00:30 të mëngjesit të datës 12 maj 2019, i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore, pasi ankonte dhimbje të gjymtyrëve. Në urgjencën e SUT u krye protokolli i plotë mjekësor.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, pacienti po qëndron nën përkujdesjen e mjekëve”, tha zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike është larguar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pak pas mesnatës së djeshme. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Partia Demokratike kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij dhe tha se ai u dhunua nga Policia me urdhër të Lleshajt dhe Ramës. Po ashtu edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi që Dollapi të lirohej menjëherë dhe të dërgohej në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ai u ndalua të shtunën nga Policia para Parlamentit dhe u dhunua me shkop gome nga efektivët e FNSH-së.

Tags: gjendja shendetsoremjekimisahit dollapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.