Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U dënua për shpifje, Boçi: Vendim politik! I shkreti gjykatës ende s’e ka kaluar vettingun e Ramës

08/04/2019
“Numërimi mbrapsht ka nisur”, Boçi: Kjo është një betejë e kërkuar nga populli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish- deputeti i PD-së Luçiano Boçi është dënuar nga gjykata e Tiranës këtë të hënë për akuzën e shpifjes, një padi i ngritur nga ish Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Përmes një reagimi në profilin e tij në rrjetin social, Boçi thotë se vendimi i gjykatës ishte politik, madje ironizon dhe gjyqtarin duke u shprehur se “i shkreti” ende nuk ka kaluar vettingun e kapur nga kryeministri Rama.

Statusi i Luciano Boçit:

Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit sot.

Ishte nje vendim i shkruar para se të merrej e lexohej.

I shkreti, akoma nuk e ka kaluar vettingun politik të organizatës bazë të Partisë që përzgjedh besnikët.

Si i tillë Ishte një vendim i pastër politik.

Jetojmë ditët e regjimit të narko-politikës dhe kuptohet.

Dënohesh për Agjitacion-Propagandë të bërë kundër udhëheqjes dhe nuk është çudi.

Aq më tepër Vendimi nuk ka qenë tek e fundit, i tij.

Është i vetë Ramës, i cili trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë.

Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta.

Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama, as nga drejtësia “e re” e kapur prej tij.

Madje venerohesh e gradohesh.

Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për çdo lexues ligji e jo më për një specialist.

Vendimin do ta apelojmë.

Deri atëhere, Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parrukieri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe Apelit.

Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë botërisht, me pak ndryshim.

Ish Ministrja e arsimit me mesataren 5.8, nuk është thjeshtë e paaftë. Është super e paaftë.

Ish Ministrja e shkatërrimit të Arsimit, nuk është thjeshtë e papërgjegjshme. Është super e papërgjegjshme.

Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar.

Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia.

Ia thanë prindërit e Shqipërisë që morën me vonesë dëftesat e 340 mijë fëmijëve të tyre.

Ia thonë çdo ditë 34 mijë mësuesit që janë mashruar disa herë rresht nga deklarimet e saj.

Padrejtësia që sundon sot, zhbëhet duke rrëzuar juntën e vjedhësit Ramë të votave, të shpresës e së ardhmes!

Tags: Luciano Boci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026
DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.