Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LSI: Rama mashtroi studentët, hap ekspozitë me pikturat e tij

27/01/2019
LSI: Rama mashtroi studentët, hap ekspozitë me pikturat e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me një deklarate për mediat deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi deklaroi se nesër Kuvendi fillon diskutimet mbi amendamentet ligjore të paraqitura nga ata, në lidhje me kërkesat e studentëve.

Kërpaçi tha se kryeministri i ka mashtruar studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e tyre dhe se ka alokuar fond për arsimin e lartë, ndërsa hap ekspozitë në Berlin me pikturat e tij.

Deklarata e plotë e deputetes, Floida Kërpaçi:

Deklaratë për media e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Nesër Kuvendi i Shqipërisë fillon diskutimet mbi amendamentet ligjore të paraqitura nga LSI, reflektuese të kërkesave të studentëve.

Amendamentet e paraqitura nga LSI në Dhjetor të vitit të kaluar japin zgjidhje të menjëhershme dhe konkrete të gjitha kërkesave të studentëve, të cilët gjenden në ditën e 54 të protestës së tyre.

E vërteta është se Kryeministri i ka mashtruar turpësisht studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e studentëve. Ka mashtruar se ka alokuar fond për arsimin e lartë. Ka mashtruar se ka rikonstruktuar godinat e konvikteve. Ka mashtruar përmes paktit 3D të Universitetit.

Çdo veprim i deritanishëm i Kryeministrit Edi Rama ka qenë fasadë e turpshme dhe synim i errët për të shuar protestën, dhe uzurpuar mendimin e lirë në auditoret universitare dhe lirinë akademike.

Konfirmimi se kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar dhe situata anormale në arsimin e lartë vazhdon erdhi dhe nga Asambleja e pedagogëve, të cilët jo vetëm mbështesin kërkesat e studentëve, por kanë parashikuar që edhe ata vetë të nisin një grevë nëse qeveria nuk reflekton brenda javës.

E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, Kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij

Studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte , studentet duhet të kenë tualete, Kryeministri shkon hap ekspozitë me pikturat e tij.

Studentët nuk kanë bibliotekë, nuk kanë Kartë Studenti, por meraku më i madh i Kryeministrit është të shkojë të hapi ekspozitë.

Boll i vodhët paratë e Shqiptarëve me koncesione, me fasada, e me ekspozita personale. Studentët nuk kanë nevojë për mashtrime, kanë nevojë për mbështetje reale, jo imagjinare me video 3D.

Amendamentet e LSI rrisin buxhetin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Me synim Përgjysmimin e tarifave deri në zerimin e tyre, përmirësojnë konviktet, pajisin studentët me kartën e studentit,rrit përfaqësimin e studentëve në vendimmarrje në organet drejtuese të Universiteteve publike, dhe adresojnë çdo kërkese të studentëve. Amendamentet janë një vijë ndarëse ndërmjet atyre që janë kundër dhe atyre që realisht mbështesin studentët. Amendamentet janë vija ndarëse ndërmjet mashtrimit dhe të vërtetës. Tashmë, Edi Ramës i është çjerrë maska përpara të gjithëve! E vetmja rrugë është protesta e revolta e të rinjve, qytetarëve Shqiptare, deri në largimin e Edi Ramës, e për të hapur rrugën e zhvillimit të vendit dhe për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e Shqiptarëve.

Tags: floida kerpaciLSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.