Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria, klithma aktuale, vuajtja e të larguarëve, po shpresa…??

21/01/2019
Shqipëria, klithma aktuale, vuajtja e të larguarëve, po shpresa…??
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga MARIO KOXHA:

U krijuam, ndërtuam, u pushtuam, u rindërtuam dhe tani u lodhëm. Na lodhën apo u lodhëm është pyetja që mundon gjithë shqiptarët. Ajo që duket më së qarti është pafuqia jonë për ndryshim, nga elitat e deri tek ata që u shërbejnë verbërisht elitave.

Sic shihet, dita-ditës shtohet dëshira e shqiptarëve për tu larguar dhe për të “vuajtur” në një shtet tjetër Evropian ku djersa del dyfish. Të ndodhur në këtë situatë, njëkohësisht me dëshirën merr rrugen e largët edhe shpresa.

Raste pafund të familjeve që nuk duan të kthehen më në Shqipëri, raste pafund te fëmijëve që harrojnë shqipen, raste pafund kur marrja e një shtetësie të një shteti Evropian kthehet në “dasëm shqiptare” ku e vetmja gjë që mungon është festa me armë. Kjo quhet vuajtja e të larguarve nga Shqipëria, e cila nuk vjen si pasojë e dëshirës së madhe për t’i bërë këto të fundit, por vjen si domosdoshmëri për të harruar shijen e hidhur që I ka lënë vendi I tyre.

Një tjetër rast “vuajtje” është ajo arsimore. Studentë ekselentë fitojnë bursa për te studiuar në universitetet më të mira të botës dhe pas studimeve “tradhëtojnë” Shqipërinë, e cila e plagosur pret mjekimin e specializuar që ata tashmë “supozohet” kanë marrë. Ky rast vuajtje shkaktohet nga ajo që sot po quhet “Dhjetori I Dytë”.

Në të njëjtën kohë aktualiteti është I mbushur me klithma. Klithma e largimit nga vendi, klithma ekonomike, klithma kulturore, klithma e pabesueshmërisë tek organet ligjzbatuese, media dhe shoqëria civile.

Të shkosh më tej evidenton klithmën e korrupsionit, të cmimeve të larta, të cilësisë së arsimit, të blerjes së votës dhe shumë të tjerash që mundojnë shqiptarët.

Këto klithma dhe vuajtje janë të dukshme nga të gjithë, ajo cfarë nuk po duket është shpresa.

Prandaj të mposhtim egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku vuajtja dhe klithmat t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të parardhësve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të mbjellim farën shpresë-dhënëse në tokën e asaj që na mungon./Student FSHN

Tags: mario koxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.